Zëdhënësi i minsitrisë së Jashmtë të Iranit, Nasser Kana’ani ka reaguar pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia shqiptare në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.
Kana’ani, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë.
Ai është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin.
Postimi në Twitter
Sipas lajmeve të publikuara, mëngjesin e 20 qershorit, policia shqiptare ka hyrë në kampin Ashraf për një inspektim në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë. Shkak i këtij veprimi është bërë kryerja e akteve kriminale dhe terroriste nga muxhahedinët në Shqipëri.
Autoritetet përkatëse të Shqipërisë njoftuan sekuestrimin e një sërë sistemesh elektronike dhe dronësh që muxhahedinët përdornin për të gjurmuar dhe drejtuar veprimet e tyre terroriste dhe thanë se ata shkelën marrëveshjen e vitit 2014 me Shqipërinë me veprime terroriste dhe kibernetike.
Muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e ushtrisë së tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste.
Për këtë arsye, qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin. Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj.