Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Videoja erotike në Bashkinë e Kukësit, SPAK nis procedimin penal për Safet Gjicin, saga e një skandali seksual

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Safet Gjici jep dorëheqjen pas skandalit seksual në zyrën e tij

Një skandal në bashkinë e Kukësit ishte kryelajmi i ditës së djeshme në vend, teksa ngjarja ka tronditur politikën.

Një video e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr, Safet Gjici, ku ai shihet duke kryer seks në zyrë, u bë publike në rrjet dhe në media.

Videoja ishte filmuar në datën 6 qershor, rreth orës 16:00, teksa nuk dihet ende si dhe nga kush u publikua.

Menjëherë pas lajmit, Prokuroria e Posaçme nisi procedim penal për Gjicin. Ndërkohë, ipas nenit 105 të Kodit Penal kryerja e e marrëdhënieve seksuale duke shpërdorur raportet e vartësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të videos, duke thënë se ra në një kurth, teksa pretendon se me vajzën në video kishte marrëdhënie prej disa muajsh.

Deklarata e plotë e Gjicit:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Ndërkohë, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimi bëri me dije se Këshilli i Ministrave mori vendimin për të shkarkuar menjëherë Gjicin.

Nga ana tjetër, opozita e ka quajtur fytyrën e vërtetë të pushtetit skandalin në fjalë.

Tashmë pritet vendimi i SPAK për ish-kryebashkiakun e Kukësit, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

TË LIDHURA

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion
Aktualitet

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

16:54 | 18/10/2025
BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës
Aktualitet

BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

16:38 | 18/10/2025
Polici i Komisariatit Nr. 5 u konfliktua në një lokal, merret në hetim nga AMP
Aktualitet

Polici i Komisariatit Nr. 5 u konfliktua në një lokal, merret në hetim nga AMP

15:20 | 18/10/2025
Next Post
Del videoja, skandal seksual në zyrën e Safet Gjicit

Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook, pas “lumit” të komenteve dhe reagimeve për videon

Murrizi: Sali Berishës i do qejfi të bëjë protestë në 6 dhjetor

Irritohet Myslim Murrizi: Pse habiteni more debila?! Vetë i votuat “kafshët” e Ramës, tani hapni gojën mirë

Video erotike e ish-kryebashkiakut, SPAK merr në pyetje 40-vjeçaren që ishte në zyrë me Safet Gjicin

Video erotike e ish-kryebashkiakut, SPAK merr në pyetje 40-vjeçaren që ishte në zyrë me Safet Gjicin







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Nxehet situata në Karaibe, Trump dhe Maduro mobilizojnë ushtritë
Bota

Nxehet situata në Karaibe, Trump dhe Maduro mobilizojnë ushtritë

by mirseda
16:56 | 18/10/2025
0

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e një veprimi ushtarak brenda Venezuelës, duke vendosur...

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

16:54 | 18/10/2025
BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

16:38 | 18/10/2025
Portugalia miraton projektligjin për ndalimin e përdorimit të mbulesave “Burka” dhe “Nikab”

Portugalia miraton projektligjin për ndalimin e përdorimit të mbulesave “Burka” dhe “Nikab”

16:35 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com