Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se në këtë sektor është emëruar Pëllumb Molla.
Sakaq, Pastrimi i Parave do të kthehet në sektor më vete, që do të drejtohet nga Agron Kurti.
Po ashtu ndryshime do të ketë edhe në sektorin e Analizës Financiare, e cila do të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme.