Sot do të mbahet protestë në Tiranë për të treguar mbështetje për Kosovën, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe “krisjen” e raporteve Kurti-Rama.
Protesta do të zhvillohet në orën 19:00 para kryeministrisë.
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, kjo është thirrja që po bëhet në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve, ku ju kërkohet që t’i bashkohen protestës.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, anulimi i mbledhjes së dy qeverive janë kritikuar nga opinioni publik, prandaj në një grup qytetarësh kanë organizuar një protestë ditën e nesërme, ku ju bëjnë thirrje çdo shqiptari që tu bashkohet këtë të premte para kryeministrisë.
Kujtojmë që qendrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asosacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.