Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputeti Flamur Noka, ka reaguar me kritika për aplikacionin ‘Aktivisti’.
Noka theksoi se ky është një aplikacion kriminal dhe se janë detyruar punonjësit e administratës që ta shkarkojnë këtë aplikacion ose ndryshe do të largohen nga vendi i punës.
“Nëpunësi civil i shtetit shqiptar me ‘Rilindjen’ është shndërruar në një militant”, tha ai.
Noka: Bëhuni një herë kryetare. Qesh ti Taulant, kur të rinohesh do flasim për të rinjtë, por ti je i dalë jashtë mode dhe nuk flet dot për të rinjtë. Dëgjova zonjën që folir për DAP-in, trajnimet, kurse, shpenzime. Në Shqipëri moj zonjë koncepti dhe termi administratë publike, qëkur ka shkelur kjo farë e keqe e Rilindjes në pushte është term i pushkatuar. Ti vetëm je keqpërdorur për afera dhe çdo gjëm, asnjë sekondë nuk i ke shërbyer shtetit dhe ligjeve të këtij vendi. Mos hajdeni këtu dhe t’i tregoni këto dokrra shqiptarëve. E dini shumë mirë që aplikacioni i Aktivistit që ju…kemi mijëra raste që administrate është kërcënuar për të plotsuar aplikacionin kriminal “Aktivisti”. Ju nuk keni fytyrë, dilni pa turp fare dhe thoni e zeza është e bardhë dhe mundoheni që t’ia mbushni mendjen edhe shqiptarëve. Sultan Surrli ju thotë dhe ju yxhym përpara, s’ka as ligj, as skuqeni, as zverdheni.