Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është largua.
Ngjarja ka ndodhur pas një konfikti për motive të dobëta, teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Goditi me send të fortë (lopatë), një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç.
Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.