Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, këtë herë në zonën e Astirit.
Burime nga Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, dy persona me inicialet Xh. G., dhe A. T., janë përfshirë në një sherr dhe të dy kanë përfunduar në spital.
Në spital për kontrolle ka shkuar edhe bashkëshortja e të plagosurit me inicialet A. T., e cila është shtatzënë. Kjo e fundit ka shkuar për kontroll mjekësor.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.