Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha: Lulzim Basha nuk i mbrojti votat sepse do bënte koalicion me Ramën

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha: Lulzim Basha nuk i mbrojti votat sepse do bënte koalicion me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi ditën e sotme me qytetarët në rrjetet sociale, tha se Lulzim Basha nuk e mbrojti votën, pasi sipas tij donte të bënte koalicion me kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se kjo ishte një nga arsyet pse ndodhi farsa e tmerrshme e zgjdhjeve vendore të 14 majit.

“Edi Rama kishte korruptuar kreun e kësaj partie. Këtu në këtë seli gumëzhinin idetë për koalicionin në shtator me PS-në.”

Berisha: Ky proces nuk është tërësisht në duart tona sepse ky proces varet nga procedura, të cilat janë jashtë kompetencave të PD-së dhe janë në duart e institucioneve. Ky proces duhet të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, por ka etapa që kalojnë nëpërmjet KQZ-së, KAS-it dhe Gjykatës Elektorale. Ka dokumente të shumta, të panumërta, të cilat janë jo në arkivat e PD-së, por në arkivat e KQZ-së.

Ato kërkojnë kohë për t’u bërë gati dhe për t’iu dhënë forcave politike sipas kërkesave, kërkojnë vullnet që të mos fshihen. Pra, kemi të bëjmë me një analizë shumë të rëndësishme të listave milionëshe elektorale, të emrave, të adresave. Është një proces realisht kompleks.

Por dy gjëra dua të theksoj. Ky proces po ecën dhe po ecën me sukses.

Së dyti, gjatë kësaj kohe në komunikimet e mia me qytetarët, por dhe me demokratët, konstatoj se në disa raste, më sugjerohet që të mos merrem me këtë proces. Konstatoj se ka demokratë që ndjehen, do të thosha jo të kënaqur nga fakti që ne flasim dhe denoncojmë vjedhjen e votave dhe farsën elektorale, pasi ata shprehen se kjo është një praktikë që PD e ka bërë të zakonshme tashmë.

Dua të bëj një sqarim këtu. Ka disa probleme në këtë qëndrim.

Së pari, nëse ne nuk e bëjmë këtë, ne de facto legjitimojmë, ulim kokën përpara batërdisë elektorale të Edi Ramës. Ne, de facto, i themi atij që nuk kemi një qëndrim të veçantë dhe i japim indirekt dritën jeshile që në zgjedhjet e ardhshme, ai të thellojë edhe më shumë krimin monstruoz elektoral.

Së dyti, ku dallon ky qëndrim në këto zgjedhje ndaj kësaj farse nga qëndrimi që është mbajtur në zgjedhjet e mëparshme?

Është e vërtetë se në zgjedhjet e vitit 2021 është folur për masakër elektoralë. Unë kam shkruar dy ditë pas votimeve se vota e qytetarëve shqiptarë, vdiq pa hyrë në kuti. Kam mbrojtur tezën në mënyrën më të përsëritur se Edi Rama nuk i fitoi ato zgjedhje. Unë këtë deklaratë e kam bazuar së pari në përdorimin nga Edi Rama, sipas faturave zyrtarë të Thesarit të Shtetit, të 93 milionë eurove në prill, që u disbursuan për familjet që kishin meremetime nga tërmeti.

Po të marrim edhe të marsit, janë disbursuar 130 milionë. Me këto para, Edi Rama, i cili mori shumicën me vetëm 3 deputetë më shumë, jashtë çdo lloj dyshimi ia doli të blejë të paktën 6 deri në 8 deputetë. Ky veprim ishte një veprim flagrant që nuk mund të bëhej kurrë në fushatë elektorale. Pikërisht për këtë arsye, unë deklarova se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Faktori i dytë madhor që doli në pah në atë masakër elektorale, siç e quajti ish-kryetari i PD-së, ishte faktori patronazhist, i cili u armatos me të dhënat personale të 1 milionë qytetarëve, për të ushtruar të gjitha format e terrorit psikologjik mbi ta dhe që u denoncua para zgjedhjeve në mënyrën më të fuqishme nga Transparency International.

Çfarë ndodhi pas 25 prillit? A u mbrojt vota, a qëndroi PD në mbrojtje të votës? E vërteta është se ndodhi e kundërta. Edi Rama kishte korruptuar kreun e kësaj partie. Këtu në këtë seli gumëzhinin idetë për koalicionin në shtator me PS-në.

Në rast se do kishte ndodhur mbrojtja e votës herën e parë, kjo farsë e tmerrshme nuk do ishte kjo që është sot. Kjo punë që po bëhet është e një rëndësie jetike në shumë aspekte dhe ne do i shkojmë me durim deri në fund.

TË LIDHURA

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët
Aktualitet

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

20:43 | 23/06/2025
Next Post
Zbulohet arsyeja e vendimit, pse ish-ministri Saimir Tahiri u lirua nga burgu

Nga qelia e burgut drejt zyrës së politikës? Deklarata e fortë e avokatit të njohur për Saimir Tahirin

Rrëzohet aksidentalisht duke shkuar në stan, ndërron jetë 69-vjeçari në Himarë

Tre vëllezër rrahin me çekiç 29-vjeçarin në Shijak, i shkatërrojnë dhe lokalin

Flutura Açka e revoltuar: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkonin Berishës të tërhiqet nga PD

Flutura Açka e revoltuar: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkonin Berishës të tërhiqet nga PD

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi
Bota

Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

by mirseda
21:57 | 23/06/2025
0

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei i është përgjigjur Katarit në reagimin e tij për shkelje të...

Irani sulmon SHBA-në, reagon ashpër Trump: Po luan me zjarrin, do ketë pasoja

Irani sulmon SHBA-në, reagon ashpër Trump: Po luan me zjarrin, do ketë pasoja

21:39 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Zyrtari iranian për Reuters: Do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së

Zyrtari iranian për Reuters: Do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së

21:34 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com