Gjyqtarja Shpëtime Pitak ka rënë pre e grabitjes.
Para oficerëve të Policisë, Pitaku e cila është gjyqtare pranë Gjykatës së Durrësit, ka deklaruar se hajdutët i kanë vjedhur një shumë prej 2 mijë euro si dhe bizhuteri.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë priten në vijim më tepër detaje.