Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka qenë duke udhëtuar me djalin e tij 8-vjeç.
Mediat italiane raportojnë se aksidnti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa shqiptari ishte duke lëvizur me kamion në drejtim të veriut, në zonën e Torino di sangros, ndërsa na kabinë ishte dhe djali i tij 8-vjeç i cili ishte në gjumë.
Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.
Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.
Mësohet se babë e bir po transportonin qershi. Dyshimet e para janë që ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit, përgjumjes apo një sëmundjeje të papritur që kanë bërë që shqiptari të mos shihte paralajmërimet në rrugë dhe të shmangte korsinë.