Gjykata Speciale ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Avokati i Dakos, Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg Vangjush Dakon. Ai ka deklaruar se klienti i tij i ka kundërshtuar akuzat dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg sipas tij.
“Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë.
Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk ka duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.
Ka një lapsus të prokurorisë . Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”, u shpreh ai.
Masat e sigurisë:
Nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’ për Adrian Bulgun
Diana Dedja nga ‘arrest shtëpie’, në ‘detyrim paraqitje’ (ne videon e mesiperme)
Fiqiri Farruku ‘arrest në burg’
Andand Zoçila ‘arrest në burg’
Meri Semini ‘arrest shtëpie’
Ferzilet Hajdari ‘arrest shtëpie’
Në kërkim
Adhurim Qehajaj
Ermal Lama
Fatmir Ejupi