Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme.
Edhe pse në Kuvend, si çdo të enjte do të mblidhen deputetët, me sa duket Rama ka vendosur mos jetë i pranishëm.
“Në orën 11:30 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë konferencë për shtyp në Kryeministri”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet se cila është arsyeja që Rama ka thirrur konferencën urgjente, por ditët e fundit ka pasur një sërë zhvillimesh të nxehta.
Kujtojmë se 6 ditë më parë u arrestua sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.
Në pranga bashkë me Joana Duron ka rënë edhe Laura Shteto, me detyrë specialiste.
Rama reagoi më herët për arrestimin e dy zyrtareve duke theksuar se ishte vetë PS që hapi kutinë e Pandorës. Ai e konsideroi një rast të rëndë, ndërsa shtoi se nuk ka kompromis me askënd kur bëhet fjalë për shkelje.
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua po me urdhër të SPAK dy ditë më parë.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues.
Kryeminisrti reagoi një ditë pas arrestimit të tij dhe tha se po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
Rama: Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim.
Nuk dihet se cila është tema që do të trajtojë kryeministri Edi Rama.