Në moshën 84-vjeçare dhe pak ditë para se të festonte ditëlindjen, sot ndërroi jetë aktorja Nonika Galinea, e cila për shumë dekada i shërbeu teatrit si protagoniste, përkthyese veprash dhe si drejtuese trupës teatrale dhe bashkëpunoi me figurat më të njohura botërore të fushës së aktrimit.
Dëshira e saj e fundit ka të bëjë po ashtu me teatrin. Nonika Galinea donte që kur të ndërronte jetë, paratë në vend të blerjes së kurorave, t’i jepeshin fondacionit “Shtëpia e Aktorit”.