Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Studentët nxirren nga salla e provimit të licencës së mësuesisë, QSHA nuk i pranon: Nuk ju përputhet Bachelori me Masterin

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Studentët nxirren nga salla e provimit të licencës së mësuesisë, QSHA nuk i pranon: Nuk ju përputhet Bachelori me Masterin

Këto studente mbaruan ciklin e parë “bachelor” në universitete shtetërore ndërkohë që masterat i përfunduan në 2 universitete private.

Pas interesimit të emisionit investigativ, Ministria e Arsimit ka zgjidhur problemin, duke i futur në provim. Këto studente mbaruan ciklin e parë “bachelor” në universitete shtetërore ndërkohë që masterat i përfunduan në 2 universitete private. Por, kur donin të futeshin në provimet e licencës për mësuesi, QSHA nuk i pranoi me pretendimin se nuk ju përputhen degët “bachelor” me masterin. Ndërkohë që universitetet ku kanë kryer masterin janë të licensuara dhe me programe të akredituara nga Ministria e Arsimit.

Fillimisht, në redaksinë e Fiksit u ankuan studentë të Universitetit Europian të Tiranës, se nuk merrnin dot licencën nga QSHA për ushtrimin e profesionit në mësuesi. Arsyeja ishte se ata nuk kanë të njëjtin emërtim në ciklin e studimeve në “bachelor” dhe master. 2 studente të këtij Universiteti tregojnë per Fiks Fare se kanë bërë “bachelor”-in në shtet për degën “Gjuhë Letërsi” dhe në privat kanë ndjekur degën “Gjuhë dhe komunikim”.

Kanë bërë edhe praktikën dhe kanë marrë dokument nga Zyra Arsimore Tiranë dhe kanë shkuar të hyjnë në licencë, por nuk janë lejuar. QSHA u ka komunikiat se nuk ju përputhen degët. Studentet thonë se edhe vitet e tjera kanë pasur të njëjtat profile dhe janë licencuar.

Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare iu drejtua një ish-studente e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, e cila kishte përfunduar në atë universitet degën “Gjuhë Letërsi dhe Anglisht”. Studentja Rovena Ndriçim Kurti ka marrë diplomën e “bachelor”. Më pas ka bërë Master Profesional në Universitetin privat “Beder” për degën “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”.

Ka bërë stazhin në Kurbin, ku është pajisur me certifikatën nga Zyra Arsimore Kurbin. Me këto diploma dhe këtë certifikatë ka aplikuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) për të marrë licencën. Pasi ka bërë pagesën përkatëse për provimin, është nxjerrë nga provimi nga punonjësit e QSHA-së me arsyetimin se diploma “bachelor” dhe ajo master profesional nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Disa studentë me të tilla probleme i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe kanë marrë zgjidhje. Të tjerë, si rasti i Rovenës, janë në pritje, pasi kanë bërë kërkesë dhe janë në pritje të një zgjidhje të këtij rasti. Rovena thotë se kërkon që t’i njihet diploma pasi si u lejua nga Universiteti Privat “Beder”? Dhe nëse nuk i njihet, përse nuk u lajmërua më parë se ka shpenzuar mijëra euro për t’u shkolluar. Ka udhëtuar nga Kurbini drejt Tiranës dhe askush se ka lajmëruar.

Pas ankesës, Rovena shkon në Universitetin “Beder” në Tiranë dhe kërkon informacione se përse u lejua të bëjë masterin në këtë Universitet kur nga QSHA nuk e lejojnë. Punonjësit i thonë se diploma është e saktë dhe për të gjitha kërkesat duhet t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit.

Madje, ata i thonë se “fajin” e ka Universiteti i Durrësit. Shkon edhe te QSHA, teksa e orientojnë që ti drejtohet Ministrisë së Arsimit pasi ata vendosin.Për të dy rastet, Fiks Fare iu drejtua me kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Për studenten Rovena Kurti, ministria shkuan se: Me urdhrin e ministrisë së Arsimit të shtatorit të vitit 2021, programi i studimit që ka përfunduar personi në fjalë është riorganizuar nga 90 kredite në 120 kredite.

Ndërsa, UAMD ka aplikuar në portalin e-albania për rioriganizimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” nga “Gjuhë- Letërsi- Anglisht” në “Bachelor” në “Gjuhë-Letërsi”. Sa më sipër, në zbatim të parimit të sigurisë juridike, si dhe në kuadër të riorganizimit të programeve të sipërcituara, vlerësojmë se duhet të garantohet pjesëmarrja e znj. Kurti në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit”.

E njëjta përgjigje i ka shkuar edhe Rovenës. “Pas ndërhyrjes së ‘Fiks Fare’, ministria e Arsimit më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar që të marr përgjigjen. Erdha dhe e mora përgjigjen, të cilën do e dërgoj te QSHA. Përgjigjja është pozitive dhe unë do të marr licencën. Faleminderit ‘Fiks Fare’” thotë Rovena Kurti.

Të njëjtin problem kishin edhe studentet nga Vlora dhe Shkodra, të cilat u ankuan te “Fiks Fare”. Në këtë rast, Ministria e Arsimit i dërgoi një shkresë Universitetit Europian të Tiranës, ku përgjigjja ishte e njëjtë. Të dyja u lejuan të futeshin në provim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, për tu licencuar si mësuese! Ministria citon në këtë shkresë se; “Në kuadër të masave të marra nga UET për riorganizimin e programit, vlerësojmë se duhet të garantohet pjesëmarrja në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit e kandidatëve të cilët kanë përfunduar programin e ciklit të dytë master i shkencave në mësuesi për arsimin e mesëm, me 7 profile. Refuzimi i tyre për të marrë pjesë në provimin e shtetit cenon parimin e sigurisë juridike”. Pra, të tria studentet, pas ndërhyrjes së Fiks Fare, u futën në provim për t’u
licencuar mësuese!

TË LIDHURA

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër
Aktualitet

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër

17:56 | 04/07/2025
Protestat në Francë/ Aeroporti “Nënë Tereza” njofton për ndryshimet në fluturime.
Aktualitet

Protestat në Francë/ Aeroporti “Nënë Tereza” njofton për ndryshimet në fluturime.

17:17 | 04/07/2025
Plagoset me thikë në 19-vjeçar në Fushë Arrëz, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident tragjik Shkodër–Lezhë: 37-vjeçari vdes, plagosen gruaja dhe dy fëmijët

16:15 | 04/07/2025
Next Post
U vra me thikë në mes të kryeqytetit, babai i adoleshentes: Nuk e ndihmoi askush!

U vra me thikë në mes të kryeqytetit, babai i adoleshentes: Nuk e ndihmoi askush!

Cigaret elektronike shkakojnë dëme në shëndet, ky shtet merr vendimin drastik ndaj duhanpirësve

Cigaret elektronike shkakojnë dëme në shëndet, ky shtet merr vendimin drastik ndaj duhanpirësve

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Duka: Në Serbi për Play Off-in, Botërori i vështirë por i arritshëm!
Sport

Duka: Në Serbi për Play Off-in, Botërori i vështirë por i arritshëm!

by mirseda
18:03 | 04/07/2025
0

Pas ndeshjeve të fundit ku Kombëtarja barazoi me Serbinë dhe Letoninë, misioni Botëror për kombëtaren është komplikuar...

Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet

Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet

17:59 | 04/07/2025
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, një 42-vjeçar shqiptar arrestohet në Shkodër

17:56 | 04/07/2025
Protestat në Francë/ Aeroporti “Nënë Tereza” njofton për ndryshimet në fluturime.

Protestat në Francë/ Aeroporti “Nënë Tereza” njofton për ndryshimet në fluturime.

17:17 | 04/07/2025
Kalaja: Votat e mia janë vjedhur, kërkoj hapjen e të gjitha kutive

Kalaja: Votat e mia janë vjedhur, kërkoj hapjen e të gjitha kutive

17:13 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com