Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar me nota ironie Sali Berishës në Kuvend pas akuzave të këtij të fundit se PS vodhi zgjedhjet e 14 majit.
Ajo i kujtoi sërish humbjen në zgjedhjet vendore dhe tha se ishte pikërisht Berisha ai që udhëhoqi partinë në disfatë. Më tej, Spiropali e ftoi të vizitonte Shkodrën pas dy vitesh dhe jo në përfundim të mandatit dhe u shpreh e bindur se me punën e Partisë Socialiste Shkodra nuk do të njihet.
Spiropali: Ka një gisht që tundet kërcënueshëm prej 57 vitesh. Ky është gishti i Sali Berishës që kërcënon, akuzon, shantazhon dhe mashtron. Gishti që kërkon të nxjerrë syrin e të tjerëve në interes të tij. Sali Berisha e udhëhoqi partinë e tij në një disfatë. Shqiptarët të rezufuan nga jugu në veri. Kishte vetëm një rrugë që të kishte mbetur për të ndjekur. Nëse do të kishte mbetur nëj fije njerzillëk. Guri thyhet por nuk përulet. “Më vodhën, aktivistrë, patronazhistë”, lumti i justifikimeve të tua mediokre. Kjo është humbja jote personale. Ti je njeriu që ke mbajtur peng Shkodrën për ambicien tënde. Socialistët shqiptarë të lëmë një takim në Shkodër, nuk është sfidë, është ftesë. Jo pas 4 vjetësh, por pas 24 muajsh të vish në Shkodër dhe ta shohësh të zgjuar ku padija e qeverisjes tuaj e kanë lënë për tre dekada. Për 4 vjet nuk do ta njohësh Shkodrën. Ti dhe rrethi yt pa parti je katandisur si një trumcak në pluhur. Të ndjekin se nuk kanë cfarë bëjnë dhe nuk kanë si të ta thonë, por nuk të besojnë.