Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është “rikthyer” në Partinë Demokratike, pas një veprimi të fundit në llogarinë e tij në Facebook. Pas më shumë se një viti nga dorëheqja, Basha ka vendosur në kopertinë logon e Partisë Demokratike.
Pak minuta më parë, ish-kryedemokrati ka ndryshuar fotografinë e kopertinës, por e ka fshehur atë si veprim nga kohështrirja. Megjithatë, kjo nuk ju ka shpëtuar disa militantëve, që kanë nisur t’i komentojnë.