Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në garë me dy favore të mëdha, kandidati i opozitës s’ka folur asnjëherë për projekte konkrete

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Në garë me dy favore të mëdha, kandidati i opozitës s’ka folur asnjëherë për projekte konkrete

I pari ka të bëjë me Shkodrën dhe frymën e djathtë që e ka shoqëruar këtë qytet prej tre dekadash.

I dyti, jo më pak i rëndësishëm, ka të bëjë me nisjen e garës duke qenë në krye të bashkisë.

Të dy këto detaje, do t’i jepnin qetësi kujtdo që do të kandidonte në vendin e tij. Por jo Bardh Spahisë.

Ai, në kundërshtim nga rivali përballë, po bën një fushatë negativiste, duke luajtur kartën e qëndrestarit dhe opozitarit të ashpër ndaj regjimit sipas tij diskriminues ndaj Shkodrës. Por edhe duke gënjyer në çdo dalje, dhe këtë do t’ju a sqarojmë më tej.

Spahija në retorikën e tij nuk ka folur asnjëherë për projekte konkrete, por thjeshtë ka bërë oponencë të vazhdueshme ndaj projekteve të rivalit Beci.

I diplomuar si mjek, por pa e ushtruar asnjëherë profesionin, ky 47 vjeçar tashmë politikan karriere, ka në cv-në e tij edhe një vit drejtimi të bashkisë së Shkodrës.

Dhe performanca e tij një vjeçare, edhe pse në dukje kohëpakë, ka një sërë dështimesh, me ose pa dashje.

Pak ditë më parë, Spahija, do të sulmonte qeverinë për rastin e Ujësjellësit të Zogajve, në bregun e liqenit të Shkodrës. Bëhet fjalë për një investim të Bashkimit Europian ku bashkia Shkodër është përfituese. Sipas akuzave të Spahisë, qeveria e ka bllokuar këtë projekt, në mënyrë të njëanshme, pavarësisht se Bashkia Shkodër i ka kryer të gjitha detyrimet.

Po cila është e vërteta?

Sipas burimeve të besueshme, Ujësjellësi Zogaj ka një leje ndërtimi të lëshuar me datë 16.6.2022 nga vetë Z. Spahia. Fondi I Zhvillimi ka lidhur kontratën e punimeve me datë 20.03.2023 me sipërmarrësin për kryerjen e punimeve. Dy ditë pas lidhjes së kësaj kontrate, Sipërmarrësi i punimeve i ka dërguar bashkisë njoftimin për fillimin e punimeve. Dhe bashkia i kthen përgjigje duke i thënë që të duhet leje nga fillimi sepse leja e mëparshme, është dhënë gabimisht. Për rrjedhojë IKMT pranë bashkisë nuk lejon fillimin e punimeve.

Kjo është e vërteta e dokumentuar e këtij investimi për bllokimin e të cilit kandidati Spahija akuzon me gjuhë të ashpër qeverinë. Por kjo nuk do të thotë se ky është i vetmi bllokim, sepse rruga Shirokë-Zogaj është një histori akoma më skandaloze. Projekti financohet nga një kredi e marrë nga qeveria Shqiptare nga Berzh dhe një grant i BE-së në kuadër të një projekti për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik lokal. Në këtë projekt marrin pjesë vetëm 4 bashki në të gjihë vendin Shkodra, Berati, Korca dhe Fieri. Bashkia Shkodër, duhet theksuar, është një nga 4 bashkitë e përzgjedhura përsëri nga Fondi i Zhvillimit për këtë projekt në kohën kur kandidati socialist për Shkodrën z, Beci ishte drejtor i tij. Projekti ka një vlerë investimi të parashikuar prej rreth 20 milion Euro vetëm për bashkinë Shkodër, nga te cilat deri tani janë investuar 0 lekë. Për sqarim, ka dy kontrata të lidhura, njëra është për rrugën Shirokë-Zogaj dhe tjetra për rikualifikime urbane përgjatë bregut të liqenit, një shteg panoramik për bicikleta në malin e Taraboshit, pika panoramike etj. Bashkia me marrëveshjen e investimit datë 7 Prill 2021 ka marrë përsipër procedurën e shpronësimeve. Sot pas më shumë se dy vitesh, ende nuk ka dërguar kërkesën për shpronësim për asnjërin nga këta dy projekte. Për rrugën Shirokë-Zogaj bashkia ka ndërruar katër herë listën e pronarëve për shpronësim, duke futur edhe prona të cilat nuk preken fare nga projekti duke treguar mungesë totale profesionalizmi dhe serioziteti. Projekti tjetër ai i rikualifikimit të bregut perëndimor të liqenit nuk ka marrë kurrë asnjë kërkesë për shpronësimet nga bashkia duke rrezikuar kontratën e punimeve lidhur prej më shumë se një viti. Të tre bashkitë e tjera që janë pjesë e këtij projekti kanë filluar investimet, Shkodra jo. Pavarësisht kësaj mungese serioziteti dhe përgjegjshmërie, Spahia shkon në Zogaj dhe u thotë njerëzve Qeveria nuk na jep lekë dhe na bllokon investimet.

Rast tjetër flagrant është ai i Segmenti rrugor Shëngjin – Baks Rrjoll (Velipojë) që investohet me burime të një kredie nga Berzh (që merret e shlyhet nga Qeveria Shqiptare dhe është pjesë e buxhetit të shtetit). Vlera e investimit është rreth 15 mln Euro me TVSH dhe lidh plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës. Së bashku me rrugën e Thethit këto dy rrugë u përzgjodhën për financim në territorin e bashkisë Shkodër nga 180 aplikime nga 60 bashki të ndryshme. Pavarësisht se refreni i Spahisë është se projektet e veriut çohen në jug, shtatë rrugë gjithsej u përzgjodhën në këtë projekt në Shqipëri. Ky proces përzgjedhës ndodhi kur Z. Beci ishte drejtor i FSHZH dhe në fakt është prova më e mirë që në projektet e FSHZH së Becit nuk ka asnjë diskriminim ndaj Shkodrës. Përkundrazi në Shkodër u përzgjodhën 2 projekte me vlerë investimi të konsiderueshme mbi 20 mln Euro. Ndërsa me të njëjtit aktorë rruga e Thethit ka përfunduar, rruga Shëngjin-Velipojë ka filluar dhe ka mbetur rrugës, ka mbi një vit që nuk punohet. Kjo ndodh pasi BERZH, inistucioni financiar ndërkombëtar, ka bllokuar investimin dhe nuk do të lejojë punime deri sa të ketë përfunduar procesi i shpronësimit. Kjo situatë është e qartë për të gjithë aktorët edhe për bashkinë Shkodër, pavarësisht se Z. Spahia sot bën të paditurin dhe tregon të pavërteta duke i parë njerëzit në sy. Mjafton të shfletosh dokumentat për të kuptuar disa të vërteta të thjeshta. Bashkisë Shkodër i është dashur një vit e gjysëm për të përgatitur letrat e shpronësimeve. Në bazë të Marrëveshjes së Investimit mes FSHZH dhe Bashkisë Shkodër , FSHZH i ka dërguar dokumentacionin dhe kërkesën që bashkia të merret me shpronësimet me datë 11 Gusht 2021 , ndërsa dosja e shpronësimeve është dërguar në Qeveri nga bashkia në fund të Janarit 2023. Kontrata e punimeve është lidhur që në vitin 2020 dhe tani është e bllokuar për shkak të përfundimit të procesit të shpronësimeve. Qeveria me VKM të posaçme nr. 246 në Prill 2023 ka miratuar fondin e shpronësimeve dhe I kaluar fondin e shpronësimeve bashkisë e cila duhet ta lëvrojë tek banorët. Pra edhe njëherë nuk ka asnjë mungesë fondesh. Bashkia Shkodër ka zvarritur një vit e gjysëm dosjen e shpronësimeve dhe tani kryetari I Bashkisë del në terren të indinjuarin pse Qeveria ka ndërprerë investimin. Teatër absurd, kryetari I bashkisë inspekton rrugën e bllokuar, dështimin e tij, dhe tenton ti hedhë fajin kandidatit përballë i cili po përpiqet të ofrojë suportin e tij për rifillimin e punimeve.

Këto tre fakte që ju sollëm të dokumentuara, janë vetëm një pjesë e përgënjeshtrimeve ndaj deklaratave jo vetëm të papërgjegjshme të kandidatit Spahija, por dukshëm dashakeqe dhe nxitëse. Sepse qëllimi e justifikon mjetin shkruante dikush në vitin 1521. Ta ketë lexuar aq mirë Bardh Spahija Makiavelin?

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Presidenti i Polonisë vjen në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Presidenti i Polonisë vjen në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

“Çmendet” Real Madrid, ofron 222 milionë euro për të blerë sulmuesin

“Çmendet” Real Madrid, ofron 222 milionë euro për të blerë sulmuesin

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com