Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rrumbullaku takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, ja çfarë diskutuan

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Rrumbullaku takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, ja çfarë diskutuan

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri.

Ambasadori i RMV-së Dancho Markovski dhe Drejtori i Përgjithshëm vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes policive të dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë takimit u dakordësua që gjatë sezonit turistik veror, të ketë patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve, për krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, për rritjen e shkëmbimit të informacionit për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, të cilat mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i madh i shtetasve në hyrje apo dalje, në pikat e kalimit.

Gjithashtu, u propozua ideja e hapjes së pikës së kalimit kufitar Trebisht – Xhepisht 24/7, për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve që banojnë në këto zona, të cilët aktualisht kanë lëvizje me orar të kufizuar.

Markovski i bëri me dije Rrumbullakut kërkesën e Drejtorit të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar takime me homologët e Policisë së Shtetit, me qëllim nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes dy vendeve, jo vetem në kuadër të bashkëpunimit për menaxhimin e kufirit, por edhe në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Memorandumi do të eliminojë burokracitë dhe pengesat në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit që nevojitet për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, për patrullime të përbashkëta në kufi etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi ambasadorin, për angazhimin e Policisë së Shtetit, në luftën kundër paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të punuar ngushtësisht me partnerët, pasi vetëm kështu mund të kemi rezultate më të mira në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit global, në veçanti atij kibernetik.

Ndërkohë, ambasadori, në fund të takimit, e ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe e ka përgëzuar atë për vizionin dhe rezultatet që Policia e Shtetit ka arritur kohët e fundit, si dhe e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Policinë e Maqedonisë së Veriut.

TË LIDHURA

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Next Post
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Arrestohet pedofili nga Saranda (EMRI)

Dhunoi vjehrrën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici ish-dhëndri: Jam i pafajshëm

Dhunoi vjehrrën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici ish-dhëndri: Jam i pafajshëm

Ishte në proces divorci me gruan, 34-vjeçari dhunon rëndë avokatin në Fier, shpallet në kërkim

Gjendet e pajetë 60-vjeçarja në Durrës, dyshimet e para të policisë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

by mirseda
22:35 | 25/11/2025
0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,...

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

22:04 | 25/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com