Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi ditë më parë që Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake të merrnin masa për heqjen e posterva/banerave të partive politike nga rrugët e kryeqytetit, që kishin përmbajtje të ndaluar dhe nuk tregonin përkatësinë politike.
Mirëpo, duke se Rrësheni nuk ka pritur një urdhër të KQZ-së, si në rastin e Tiranës, por banorët atje i kanë vënë flakën një posteri të Partisë Socialiste, për ata që Edi Rama i quan “non-grata” dhe që nuk meritojnë me asnjë shans.
Siç shihet dhe nga pamjet, baneri i Partisë Socialiste në gjatësinë e Rrugës së Kombit, mbi një koder pranë Rrëshenit është djegur. Ai është me të njëjtën pamje nga të dyja anët dhe në një krah është djegur imazhi i Berishës, kurse në tjetrin ai i Alibeajt dhe Këlliçit.