Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Sot zgjidhet projekti për stadiumin e Durrësit”, Rama: Moment kthese për qytetin

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në çeljen e finales për zgjedhjen e projektit për stadiumin “Niko Dovana”. Ai mbajti fjalën e tij para nisjes së garës finale duke thënë se mes tre alternativave jashtëzakonisht interesante, do të përzgjidhet vetëm njëra prej tyre.

Gjithashtu Kryeministri falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, arkitektët dhe anëtarët e jurisë dhe tha se qyteti i durrësit është në një moment të madh kthese.

Gara e hapur ndërkombëtare, e shpallur në muajin shkurt të këtij viti përzgjodhi në fazën finale tre studio prestigjoze të arkitekturës 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë) për të prezantuar publikisht propozimet arkitektonike para një jurie me personalitete ndërkombëtare të fushës.

“Më vjen shumë mirë që sot kurorëzojmë një proces të nisur prej kohësh si një dëshirë pastaj të shpallur si një pjesë e programit dhe pastaj të vazhduar si një proces konkursi ndërkombëtar, ku morën pjesë shumë studio në fazën e parë dhe tanimë për finalen mes tre studiosh prestigjioze në skenën e arkitekturës bashkëkohore për stadiumin e ri të qytetit të Durrësit, i cili nuk është thjesht një stadium, parë në këtë vizion tonin, po është një qendër tjetër. Një qendër e re e qytetit ku synimi është që të kemi kushtet optimale për kompeticionin kryesor që është futbolli, por të kemi kushte optimale për të pasur një qendër plot jetë 24 orë në 7 ditë të javës. Ku të ndërthuren të gjitha rrugët e jetës për komunitetin durrsak dhe ku të ketë atraksione për të gjithë ata që vizitojnë Durrësin apo dëshirojnë të vizitojnë Durrësin.

Nuk dua të zgjatem, dua thjesht të uroj që do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai që sapo kemi zgjedhur në Korçë, ku kemi pasur tre alternativa jashtëzakonisht interesante, por natyrisht ku kemi qenë të detyruar siç do të jemi dhe sot të zgjedhim vetëm njërën prej tyre.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Durrësit se ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë për Durrësin shumë më tepër akoma. Durrësi është në një moment fantastik kthese të madhe. Unë besoj siç është e gjithë Shqipëria, në fakt, po Durrësi ka përpara një të ardhme e cila është gjithmonë e më e afërt dhe patjetër shumë domethënëse, shumë kuptimplotë me një perspektivë shumë të qartë për qytetin, për komunitetin, për ata që do të vijnë më pas.

Në fushën e sportit ne duam të bëjmë shumë më tepër. Ky është njëri nga projektet. Projekti tjetër është ai që solli në vëmendje këtu dhe kryetarja e bashkisë dhe ministrja dhe presidenti i Federatës, një projekt shumë ambicioz për ta kthyer Durrësin dhe në një destinacion të talenteve në shkallë kombëtare dhe rajonale”,-ka thënë kryeministri Rama në hapjen e filnales së garës për përzgjedhjen e projektit të stadiumit Niko Dovana.

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

“Automatiku ishte i Petritit”, zbardhet dëshmia e Lekë Vuksanit: Më nxori nga shtëpia dhe e vrava

Vodhi gjatë natës një market, arrestohet hajduti i Librazhdit

Asnjë gjurmë nga e reja Berat, nëna kërkon ndihmë në polici për gjetjen e vajzës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com