Sot në “Ftesë në 5” u diskutua dasma e Kiarës dhe Luizit që pritet të ndodhë gjatë finales së Big Brother Vip Albania. Ky ishte një lajm i konfirmuar nga vet regjisori Eduart Grishaj, ndërkohë komentuesit dhe të ftuarit e “Ftesë në 5” shprehën opinionet e tyre.
Mardiola e konsideroi një veprim të nxituar, duke shtuar se pas dasmës së parë për lojë dhe propozimit, një dasmë reale është e lodhshme.
“U bë martesa fiktive në kuadër të lojës, u bë propozimi për martesë dhe tani më duket pak e lodhshme. Ua uroj me shpirt, s’ dua të aludoj sa dhe si u dashuruan, por më duket e tepruar, ndoshta më duket si telenovelë indiane”, u shpreh ajo.
Edhe Eduart Deda e konsideroi një hap të nxituar, madje sipas tij Luizi kur të dalë do të pendohet pasi do të shohë gjithë famën që ka marrë dhe mund të “helmohet” nga fam