Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pasiguria ushqimore, OKB: Dështuam t’i jepnim fund urisë në botë! Në rrezik jetët e 258 milionë personave

3 vjet ago
in Bota
Pasiguria ushqimore, OKB: Dështuam t’i jepnim fund urisë në botë! Në rrezik jetët e 258 milionë personave

Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

Pasiguria akute ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyrë për të konsumuar ushqim adekuat.

Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën më vdekje nga uria në shtatë vende: Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudan të Jugut dhe Jemen.

Në raport thuhet se numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore dhe që kërkojnë ndihmë urgjente ushqimore – gjithsej 258 milionë – është rritur për të katërtin vit radhazi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi këtë si dëshmi për “dështimin e njerëzimit” në qëllimin për t’i dhënë fund urisë në botë.
Edhe pse në raport thuhet se rritja e numrit të personave që përballen me këto probleme mund të jetë pjesërisht shkaku i rritjes së numrit të popullsive që u analizuan, ata thanë se gjithashtu u vërejt “një tendencë shqetësuese e përkeqësimit”.

Rein Paulsen, drejtor i emergjencave për Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, tha se një numër i madh i arsyeve po ndikonin që të përkeqësohej situata. Arsyet, sipas tij, përfshijnë konfliktet, ndryshimet klimatike, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë që ka pasur ndikim në tregtinë globale të plehrave, grurit, misrit dhe vajit të lulediellit.
Ndikimi ka qenë më i ndjeshëm në vendet më të varfra që varen nga importi i ushqimit. “Çmimet janë rritur (dhe) ato vende janë ndikuar negativisht”, tha Paulsen.

Komisionerja e BE-së për partneritetin ndërkombëtar, Jutta Urpilainen, tha se strategjia e bllokut për ta luftuar urinë përfshin mbështetjen e nismave që synojnë “të rrisin prodhimin vendas dhe të reduktojnë varësinë nga importet e paqëndrueshme”./REL

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

“Dashuria justifikon gjithçka”, nuk përmbahet moderatorja, revoltohet keq pas deklaratës së Kiarës

"Dashuria justifikon gjithçka", nuk përmbahet moderatorja, revoltohet keq pas deklaratës së Kiarës

Panik në një shkollë fillore, sulmohen me thikë nxënësit, ka të plagosur

Panik në një shkollë fillore, sulmohen me thikë nxënësit, ka të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com