Ismaili ka marrë ryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.
Drejtuesi i lartë në Policinë e Tiranës është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.
Sipas denoncimit, Ismaili ka marrë ryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.
Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej ne rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa kompjuter dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua më datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.
Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratoreve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej.
Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat dhe mesazhet. Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të fliste. Madje pas arrestimit, mësohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spita