Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Për një zemër të fortë dhe të shëndetshme, këto janë 5 ushqimet që rekomandojnë fuqishëm specialistët

3 vjet ago
in Stil
Për një zemër të fortë dhe të shëndetshme, këto janë 5 ushqimet që rekomandojnë fuqishëm specialistët

Dihet që shëndeti i zemrës kalon edhe nga pjata. Ushqime të tilla si perimet me gjethe jeshile, drithërat, peshku, arrat, vajrat vegjetale, frutat e plota, mishi pa dhjamë, fasulet dhe bishtajore janë disa bomba ushqimore të domosdoshme për shëndetin tonë natyral kardiovaskular të përfshira në dietat si dieta mesdhetare. E megjithatë, “shumë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e dietës së tyre derisa shfaqen simptoma kardiovaskulare”, thekson Dr. Khaled Dajani, Kardiolog në Qendrën Mjekësore Universitare Loyola në Çikago dhe shton se adoptimi i një diete që mbron zemrën gjatë viteve është çelësi për të pasur një jetëgjatësi me shëndet të plotë.

Këtu janë pesë ushqime që mund t’ju ndihmojnë!

1. Vaj ulliri

Vaji i ullirit përmban përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore të pangopura, aleatë të zemrës suaj që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq ndërsa rrisin kolesterolin e mirë. Nuk duhet shumë. Gjysmë lugë në ditë bën mrekulli!

2. Kuinoa

Kuinoa nga kategoria e pseudo drithërave, fara me lëndë ushqyese të ngjashme me drithërat, ofron pasuri fibrash dhe antioksidantësh, si dhe nëntë aminoacide thelbësore. Fibrat mund të ulin nivelet e kolesterolit dhe presionit të gjakut, ndërsa antioksidantët dhe aminoacidet ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e qelizave duke ulur rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

3. Fasule të zeza

Fasulet e zeza janë të pasura me fibra që ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivele të shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

4. Arra

Arrat janë të pasura me acid α-linolenik, i cili shndërrohet në disa lloje të acideve yndyrore omega-3 në trup. Acidet yndyrore omega-3 mbrojnë zemrën në shumë mënyra, si për shembull duke ulur trigliceridet në trupin tuaj. Sipas një studimi të botuar së fundmi në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, konsumimi i rregullt i arrave për dy vjet reduktoi inflamacionin e lidhur me sëmundjen koronare të zemrës. Por kini kujdes! Meqë janë të pasura me kalori, duhet ta kufizoni porcionin në më pak se një filxhan në javë.

5. Salmoni

Përveç mbrojtësve të zemrës, acideve yndyrore omega-3, salmoni përmban edhe shumë vitaminë B6, e cila ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të homocisteinës, një aminoacid që në nivele të ngritura shkakton sindromën akute koronare, sëmundjet koronare të zemrës dhe ato tromboembolike.

TË LIDHURA

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Detaje të reja nga zhdukja e dy personave në Sarandë, Koçoles i’u instalua një aplikacion në telefon, mori edhe 200 euro dhe…

Detaje të reja nga zhdukja e dy personave në Sarandë, Koçoles i’u instalua një aplikacion në telefon, mori edhe 200 euro dhe…

Goditi me thikë babain, më pas vrau dhe nënën, policia arreston djalin monstër që theri prindërit

Goditi me thikë babain, më pas vrau dhe nënën, policia arreston djalin monstër që theri prindërit

Operacioni i fundit plastik i merr jetën ‘binjakes’ së Kim Kardashian, pësoi atak kardiak (FOTO)

Operacioni i fundit plastik i merr jetën ‘binjakes’ së Kim Kardashian, pësoi atak kardiak (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

by mirseda
11:19 | 11/12/2025
0

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar” Në 100-vjetorin...

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

11:13 | 11/12/2025
35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

11:09 | 11/12/2025
Pas Xholit, para anëtarëve të KLP  del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

Pas Xholit, para anëtarëve të KLP del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

11:04 | 11/12/2025
SEANCA PLENARE,Vengu: Projektbuxheti 2026iMbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile

SEANCA PLENARE,Vengu: Projektbuxheti 2026iMbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile

10:59 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com