Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhën, autorin e dyshuar të vrasjes së Stiven Toshkësit.
Në seancën ku është njohur me masën e sigurisë, Hoxha ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur duke shtuar se do të flasë në një moment të dytë.
Stiven Toshkesi u vra më thikë në orët e para të mëngjesit të 18 prillit pas sherrit për një vajzë. Ditën e djeshme u la në qeli edhe shoku i Axel Hoxhës, Ensi Maze, i përfshirë në sherr.
Kujtojmë se Ensi Maze u arrestua ditën e ngjarjes së rëndë, ndërsa Axel Hoxha vetëdorëzua në polici një ditë më pas pasi ishte shpallur në kërkim.