Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë pasditen e djeshme një qytezë të Pavias në Itali. Anila Ruçi u gjet e pajetë e goditur me thikë në qafë në derën e pasme të banesës së saj.
Alarmin e dha estetistja e saj ku kishte planifikuar një orar, por nuk u paraqit në kohë ndërsa nuk u përgjigjej thirrjeve në telefon. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia gjeti të plagosur rëndë edhe një tjetër shqiptar të identifikuar si Osman Bilyhu.
38-vjeçarin, viktima që jetonte e vetme dhe që punonte si kujdestare për të moshuar e kishte prezantuar verën e kaluar si vëllain e saj, por mesa duket ishin bashkëjetues.
Ai është dërguar në spital me plagë në bark, gjoks dhe krahë dhe për momentin nuk ka qenë e mundur dhënia e dëshmisë për shkak të gjendjes së tij të rëndë në terapi intensive dhe mungesës së njohjes së gjuhës italiane.
Ndaj tij nuk është ngritur ende ndonjë akuzë. Për autorët e kësaj ngjarjeje ka ende shumë mister. Mediat italiane raportojnë se dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë në banesë rreth orës 5:00 të mëngjesit, por është e paqartë pse ngjarja u mësua gati 12 orë më pas.
As arma e krimit nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.