Pronari i një kompanie ndërtimi në Elbasan është arrestuara për shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, pasi një punonjës në kompaninë e tij është dëmtuar gjatë orarit të punës.
Uniformat blu bëjnë me dije se punëtori është dëmtuar në duar gjatë orarit të punës. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
U arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.