Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur 450 euro nga makina e një personi.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.
Njoftimi i policisë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.