Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Edi Rama ndan lajmin me policët dhe zjarrfikësit, ja sa do të shkojnë pagat nga drejtuesit madhor deri te inspektorët

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Kriza energjetike/Rama: Vendosëm të mos e rrisim çmimin për familjet dhe bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me punonjësit e sigurisë në vend, të Policisë së Shtetit, Forcave Speciale, Gardës së Republikës dhe ata të Burgjeve, të cilëve jua ka dhënë vetë lajmin e rritjes së pagave. Reforma përfshin dhe punonjësit zjarrfikës.

“Sot jemi në ditën kur mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagës. Ajo do bëhet me dy hapa, një do të bëhet tani dhe një si sot një vit, pra vitin tjetër. Për ju që jeni në këtë sistem, do të përfitojnë 12,120 punonjës te Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, si dhe 3,566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve”, u shpreh Rama.

Kryeministri u kujdes të sqaronte se rritja që ai do të thoshte më vonë, ishte vetëm në bazë niveli, pastaj me llogaritjet e vjetërsisë që do bëhen në zyrat përkatëse, ajo do të jetë dhe më e lartë për nivele të caktuara brenda strukturës.

“Do jetë pak a shumë si vijon, kini parasysh që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë, sepse ka vjetërsi pune dhe kushte të tjera. Unë po flas këtu për pagën e nivelit”, vijoi ai.

Edi Rama e nisi me pagën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, të cilin e kishte në krah dhe tha se ai do të marrë 187 mijë lekë të reja në muaj, pra me një rritje prej 48 mijë lekësh të reja. Më poshtë, janë rritjet përkatëse *në lekë të reja:

Rritja e pagës për punonjësit e sigurisë, Policia e Shtetit:

Sot paga e drejtuesit madhor është 139,375 mijë lekë dhe sot me 48 mijë lekë shtesë, shkon në 187 mijë lekë.
Për drejtuesit, poshtë Drejtuesit Madhor, shtohet me 24 mijë lekë dhe bëhet 137 mijë.
Për Komisarin shtohet me 21 mijë lekë, dhe shkon 112 mijë lekë,
Për inspektorin e parë shtohet edhe kjo me 20 mijë lekë dhe shkon në 97 mijë lekë.
Rritja e pagës për punonjësit e sigurisë në Burgje:

Për Burgjet, Drejtuesi Madhor sot e ka 138 mijë lekë dhe shkon në 187 mijë lekë,
Drejtuesi më poshtë, e ka 112 mijë lekë dhe shkon në 137 mijë lekë,
Komisari e ka 83 mijë lekë dhe shkon 112 mijë lekë,
Dhe inspektori i parë 71 mijë lekë dhe shkon në 97 mijë lekë.
Rritja e pagës për PMNZH, do të përfitojnë 1,118 punonjës:

Edhe këtu drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë lekë,
Inspektori shkon në 90 mijë,
Zjarrfikësi shkon në 80 mijë,
Dhe asistent/zjarrfikësi shkon në 75 mijë lekë.

TË LIDHURA

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë
Politikë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Next Post
Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike

Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike

I tha LIVE nënës se i ka vdekur vajza, reagon KSHM: Shkelje e rëndë e Kodit të Etikës, të kërkohet falje publike!

I tha LIVE nënës se i ka vdekur vajza, reagon KSHM: Shkelje e rëndë e Kodit të Etikës, të kërkohet falje publike!

Rama letër kryetarëve të Bashkive: Përcaktoni vendin ku do të mbillen pemët

Rama letër kryetarëve të Bashkive: Përcaktoni vendin ku do të mbillen pemët







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

by mirseda
21:37 | 31/12/2025
0

Me nota humori, por edhe me një mesazh domethënës, Parlamenti Europian i ka dhënë Babagjyshit të Vitit...

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com