Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.
Shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç.
Ky i fundit, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.