Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bisedime të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se një diplomate e lartë amerikane u tha zyrtarëve kinezë se Shtetet e Bashkuara “mirëpresin konkurrencën e fortë mes dy vendeve”, por nuk kërkojnë konflikt me Kinën.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman është në Kinë për dy ditë bisedime, përfshirë takime me zëvendës Ministrin e Jashtëm Xie Feng dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha përmes një deklarate se zonja Sherman dhe zoti Wang “diskutuan mbi mënyrat e përcaktimit të normave për menaxhimin e përgjegjshëm të marrëdhënieve SHBA-Kinë.”

Përsa u takon çështjeve konkrete, zoti Price tha se zëvendës sekretarja Sherman shtroi shqetësimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me fushatën e Kinës për shtypjen e lirive në Hong Kong, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit ndaj ujgurëve në provincën Xinjiang dhe kufizimet e shtypit të lirë.

Zonja Sherman, zyrtarja e dytë më e lartë e Departamentit të Shtetit, foli gjithashtu për “veprimet e Kinës në hapësirën kibernetike”. Bisedimet vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj akuzuan Kinën për “sjellje të papërgjegjshme dhe destabilizuese në hapësirën kibernetike” dhe Kina u përgjigj me akuza për sulme kibernetike amerikane kundër interesave të saj.

Sipas një përmbledhjeje zyrtare nga pala kineze, zoti Xie tha se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa për të shtypur Kinën, përfshirë trajtimin e saj si “armik imagjinar”./VOA

TË LIDHURA

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…
Bota

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…

10:29 | 24/12/2025
Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë
Bota

Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë

10:04 | 24/12/2025
Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus
Bota

Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus

09:06 | 24/12/2025
Next Post
Greqi/ 150 euro shpërblim nëse vaksinohesh

Franca voton ligjin, vaksinimi i bluzave të bardha bëhet i detyrueshëm

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

by mirseda
17:09 | 24/12/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj...

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com