Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Speciale/ Premier Liga, 5 tradhtitë e mëdha…

4 vjet ago
in Kryesore, Sport
Fabregas largohet nga Chelsea, tashmë zyrtarisht lojtar i…

ERIC CANTONA, NGA LEEDS TEK JUNAJTID

Në vjeshtën e vitit 1992, pas rreth një viti kalendarik midis dy sezoneve në kontrast tek Leeds, Cantona ishte tashmë udhëheqësi karizmatik dhe teknik i ekipit. Ai pati mundësinë të udhëheqë bardhezinjtë në fitoren e kampionatit të tretë dhe të fundit në historinë e tyre, si dhe të një superkupe, në të cilën ai udhëhoqi ekipin me një hat-trick ndaj Liverpulit. Tifozët bien në dashuri me të menjëherë, por ekziston një problem, domethënë karakteri që tek francezi është çdo gjë tjetër veçse i thjeshtë dhe i qetë. Pikërisht për këtë arsye, marrëdhënia me menaxherin Hauard Uilkinson përkeqësohet dhe shitja e lojtarit bëhet e pashmangshme. Ai përfundon tek Junajtid pas një shkëmbimi me një mbrojtës që trajneri i Leedsit e donte aq shumë.

Në Old Trafford Cantona bëhet mbret, duke fituar katër kampionate, tre Superkupa dhe dy kupa FA, me 82 gola në CV e tij.

SAM CAMPBELL, NGA TOTTENHAMi TEK ARSENALI

Nga flamur i ekipit në tradhtar. Kështu ndryshon fati i Sol Campbellit kur nënshkroi kontratën që e lidhi me Arsenalin. Dhjetë vjet në qendër të mbrojtjes së Tottenhamit, dhe para kësaj pjesë e akademisë. Në verën e vitit 2001, mbrojtësi i fuqishëm anglez është një nga pjesët përbërëse të ekipit kombëtar dhe njihet si një nga interpretuesit më të mirë në rolin e tij në nivel evropian. Të gjitha në rregull. Pothuajse, sepse djali është i pushtuar nga një uri e fortë për trofe, dhe kupa e vetme e kampionatit e ngritur me Spursat, është shumë pak për të. Kështu që kur oferta e Arsenalit për tek “të pathyeshmit” e Vengerit arrin, Campbell nuk refuzon; pati shumë ambicie që e shtynë të marrë maksimumin nga karriera e tij.

PETER SCHMEICHEL, NGA JUNAJTID TEK SITI

Thjesht një legjendë. Schmeichel është padyshim një nga interpretuesit më të mirë të rolit në historinë e futbollit. Në brezin e tij ai ishte ndër portierët më të fortë dhe më të suksesshëm ndonjëherë (me pesë kampionate te Junajtid, një Champions, një Superkupë Uefa dhe gati një duzinë kupash kombëtare), dhe në Old Trafford ai konsiderohet një monument … ose më saktë mund të konsiderohej plotësisht deri në momentin që vendosi të kalojë tek Siti, sepse për një tifoz të Junajtidit “nuk mund të luash për Sitin, nuk mund të luash për Leeds, nuk mund të luash për Liverpulin. Është e shkruar në qiell”.

Le ta kthejmë pak kasetën. Është 9 nëntor 2002, në Manchester, derbi i fundit luhet në rrugën e vjetër Maine, dhe në tunelin që të çon në hyrje të fushës, ndodh refuzimi i famshëm i Neville për të shtrënguar duart me ish-shokun e skuadrës Schmeichel. Gabimi i këtij të fundit? Sigurisht, kalimi te armiqtë e Sitit.

CARLOS TEVEZ, NGA JUNAJTID TEK SITI

Sulmuesi argjentinas u paraqit në Angli me fanellën e Uest Hemit fillimisht, dhe pas vetëm një viti ai u ble nga Manchester United. Me djajtë e kuq, ai nuk ishte protagonist absolut për sa i përket golave ​​të shënuar, është më shumë një krah për Runin dhe Kristiano Ronaldon, por në vetëm dy sezone ai kontribuon në fitoren e dy kampionateve, një Champions League, një Kupe Bote për klube, një Kupë Lige dhe një Superkupë. Por padyshim që roli i zëvendësuesit është i papërshtatshëm për një si Tevez, kështu që kur në vitin 2009 kushërinjtë e qytetit e mbuluan me ar duke e vendosur në qendër të projektit të tyre, argjentinasi pranoi pa hezitim. Një vendim që nuk duhet të jetë marrë shumë mirë nga kampi i Junajtidit, duke pasur parasysh që në një intervistë më vonë Rio Ferdinand do të thoshte se “Apache”, siç njihej ndryshe Tevez, kurrë nuk paskësh punuar mjaftueshëm në stërvitje.

CESC FABREGAS, NGA ARSENALI TEK ÇELSI

I rritur në akademinë e jashtëzakonshme të Barcelonës, por u bë njeri dhe lojtar tek Arsenali. Fabregasi ishte një nga pikat e forta të londinezëve për tetë vjet. Ai studioi si mesfushor nga Vieiraja, nga i cili më pas trashëgoi fanellën me numrin 4 dhe udhëheqjen e mesfushës, derisa u bë një mesfushor total, burimi kryesor i lojës për topçinjtë. “Nëse ndonjëherë më shihni me fanellën e Çelsit, më fusni plumbin”- tha në kohët kur ishte kapiten i Arsenalit.

Në vitin 2011, kur vetë ishte bërë një lojtar i klasit të lartë, ai e kupton se ekipi i shkëlqyer që kishte njohur në moshën 16 vjeçare nuk ekzistonte më. Për më tepër, ai nuk e ndjen dëshirën e tij për të fituar me shokët e tij të skuadrës. Nuk është i bindur për projektin teknik të ekipit, i cili po përpiqej të ngrihej nga e para, kështu pranon ofertën e Barcelonës.

Jemi në 2014ën – Cesku ndjen nostalgjinë e Premier Ligës. Prioriteti i tij është të kthehet tek Arsenali, por Vengeri, me të cilin kishte filluar kontaktet, nuk u bë i gjallë për një javë. Dhe këtu del në skenë “faktori Murinjo”. Po, sepse Fabregasi kontaktoi dhe me Junajtidin dhe Sitin, por do të ishte Murinjo – trajneri i Çelsit në atë kohë – ai që do të arrijë akordet e duhura me mesfushorin. Katalanasi ndihet përsëri në qendër të një projekti dhe pushtohet nga idetë e portugezit. “E dija që do të kisha probleme me tifozët e Arsenalit, por doja të kthehesha në Premier League.”-tha më vonë Fabregasi.

Burimi: Storie di Premier / Përshtati Tirana Today

Tags: campbellcantonaFabregasfutbollpremier leagueSchmeicheltevez

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste
Aktualitet

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

17:28 | 20/12/2025
Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj
Aktualitet

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

17:26 | 20/12/2025
Next Post
Politikani serb i bën thirrje qytetarëve: Mos i kaloni pushimet në Shqipëri

Politikani serb i bën thirrje qytetarëve: Mos i kaloni pushimet në Shqipëri

DW: SPAK vijon me arrestime zyrtarësh për korrupsion

DW: SPAK vijon me arrestime zyrtarësh për korrupsion

Milani në Europa League, Donnarumma në Champions

Milan/ Donaruma me një mesazh lamtumire për tifozët "rossoneri"







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

by mirseda
21:02 | 20/12/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth...

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20:52 | 20/12/2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

19:27 | 20/12/2025
Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

18:28 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com