Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Sot vendimi për Ratko Mladiçin

5 vjet ago
in Rajoni
Sot vendimi për Ratko Mladiçin

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të martën nëse do të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç, për krime lufte dhe gjenocid.

I cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ratko Mladiç ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë. Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.

Vendimi i sotëm i apelit shënon edhe përfundimin e ndjekjeve penale të Kombeve të Bashkuara për krimet e kryera në luftën e Bosnjë që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Ratko Mladiç, i akuzuar në vitin 1995 nga Gjykata për Krime luftë në hapësirat e ish Jugosllavisë kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.

Gjyqi kundër tij, u hap në maj të vitit 2012.

Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe ishte gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ngriti akuza ndaj 161 vetave, 90 prej të cilëve janë dënuar. Në mars te vitit 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Ratko Mladiçit, Radovan Karaxhiç, i cili aktualisht po vuan në Britaninë e Madhe dënimin me burgim të përjetshëm nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ish presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u akuzua në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës dhe u dërgua në Hagë në vitin 2001. Në vitin 2006 vdiq derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Gjykata përfundoi punën e saj me dënimin e Ratko Mladiçit në vitin 2017, dhe çështjet e mbetura po trajtohen nga një mekanizëm ndërkombëtar i vendosur në ish selinë e gjykatës./DW

Tags: HagaMlladiçserbi

TË LIDHURA

Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë
Rajoni

Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë

20:11 | 27/03/2026
Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
Aktualitet

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

16:19 | 27/03/2026
Vizita e Albin Kurti në Francë shoqërohet me reagime nga Aleksandar Vučić
Rajoni

Vizita e Albin Kurti në Francë shoqërohet me reagime nga Aleksandar Vučić

16:15 | 27/03/2026
Next Post
Euro 2020/ Grupi F, ja detajet për Francë, Gjermani, Portugali dhe Hungari

Euro 2020/ Grupi F, ja detajet për Francë, Gjermani, Portugali dhe Hungari

Dritëhijet e kryeministrit Rama për zgjedhjet dhe “detin” me Greqinë

Dritëhijet e kryeministrit Rama për zgjedhjet dhe "detin" me Greqinë

Tragjike/Nga vrasjet e tipit mafioz tek krimi në familje, 9 viktima në 8 ditë

Tragjike/Nga vrasjet e tipit mafioz tek krimi në familje, 9 viktima në 8 ditë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Sarandë: Greku dërgohet i pajetë në spital, shoqëruesit largohen me shpejtësi

by mirseda
10:32 | 28/03/2026
0

Një shtetas grek u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja jete nga...

Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

10:30 | 28/03/2026
E diela e fundit e marsit sjell orën verore. Nesër pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara

E diela e fundit e marsit sjell orën verore. Nesër pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara

10:27 | 28/03/2026
Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

10:01 | 28/03/2026
Mister në Sarandë: 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit

Mister në Sarandë: 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit

09:46 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com