Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka reaguar për herë të parë pas investigimit të televizionit Rai3, në të cilin pretendohej se shqiptari ishte përmendur për lidhje në mbi 400 pika bastesh (Top Bast) në Shqipëri, si një pronar i fshehur.
Përmes një deklarate të bërë nga avokatëte tij, Tare i ka quajtur akuzat të pabaza dhe shtoi se ai dhe i vëllai nuk janë përfshirë në këto veprimtari, shkruan Lazio News24.
“Absolutisht i palidhur me kompaninë shqiptare të basteve Top Bast, në lidhje me të cilën, si vëllai i tij Genti, ai nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij dokumenteve hetimore është thjesht e gabuar, sipas së cilës “kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”. Në mënyrë të ngjashme, Igli Tare e deklaron veten të palidhur me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani Martiradonna për të blerë këtë kompani bastesh; mosfunksionimi i të cilave injoron çdo informacion.
Për shkak të falsitetit të lajmit, Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri me një emaili në përgjigje të një serie pyetjesh specifike drejtuar tij nga Autieri në cilësinë e gazetarit të “Raportit”. Igli Tare rezervon çdo veprim më të gjerë juridik, për të cilin tashmë i ka dhënë një mandat avokatëve të tij”, thuhet në reagim.
Për çfarë hetohet Igli Tare?
Investigimi është bërë mbi hetimet, nëpërmjet provave që dolën nga një hetim i Prokurorisë së Barit dhe nga zbulimet Guarda di Finanza, e cila në nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhur me klanet e fuqishme të Capriati dhe Parisi. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj.
Shqipëria ishte një nga vendet, ku klanet ishin të interesuara të blinin një kompani bastesh e quajtur “Top Bast”, e cila kishte 400 salla aktive. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Erma Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë, pas saj kishte persona të tjerë.
Në dokumentin e nënshkruar nga prokuroria e Barit thuhet se: “Kompania është e Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull në Turqi dhe drejtor sportiv i Lacios”.
Hetimi nuk u ndal këtu, teksa gjithashtu flitet edhe për blerjen e Vedat Muriqit në verën e kaluar. Sulmuesi kosovar zbarkoi te Lacio me një operacion me vlerë 17.5 milionë euro, në të cilin marrin pjesë 4 ndërmjetës. Përveç agjentit dhe avokatit të lojtarit, marrin pjesë edhe agjenti Qormemeti, i cili ka në pronësinë e tij disa lojtarë, por është edhe shok i Igli Tares dhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Xhiufrida.