Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjithë të mirat?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione

Nga Edmond Tupe

Në jetën e përditshme shpesh na është bërë shprehi, teksa komunikojmë me gojë ose me shkrimi midis nesh – familjarë, kushërinj apo krushq, shokë, miq apo kolegë qofshim – na është bërë, pra, shprehi ta mbyllim komunikimin me tri fjalët “Gjithë të mirat!”, një urim ky tejet bujar për çdo njeri.

Përdorimi i kësaj formule vazhdoi edhe gjatë kërdisë që bëri pandemia e shkaktuar nga kovid-19-a, ndërkohë që Natyra, Rastësia apo Zoti (ndoshta të tre këto mistere së bashku), duke na dërguar pandeminë, e zhvelftësuan urimin në fjalë dhe, për pasojë të pashmangshme, e zëvendësuan atë me më të thjeshtin e urimeve, pra, vetëm me fjalën dyrrokëshe “Shëndet!”.

Vërtet, pa dashur aspak të luaja me fjalët, madje krejt instinktivisht, në kulmin e pandemisë urimin shabllon apo klishe “Gjithë të mirat!”, i cili më tingëllonte tmerrësisht ironik, e zëvendësova me urimin shumë modest “Sa më pak të këqija!”, urim ky po aq realist që ma impononte situata dramatike ku ndodhej populli im, përfshirë gjithashtu ju, o lexuese e lexues të vëmendshëm të këtij shkrimi.

“Sa më pak të këqija!”… Po, sepse këtë dhjetëvjeçarin e fundit, të këqijat kanë ardhur duke u shtuar e u shumuar paturpësisht ditëve me ose pa diell dhe netëve me ose pa hënë, madje deri në atë pikë e në atë masë, saqë nuk ia vlen më t’i numërosh e t’i renditësh sipas frikës që i ngjallin edhe njeriut më të painformuar. Gjithsesi, kam përshtypjen, madje herë pas here edhe bindjen, se në krahasim me pandeminë aktuale, të këqijat në të gjitha nivelet – ekonomik, politik, gjyqësor, shoqëror, arsimor, kulturor, gjuhësor, migrator, narkotrafikor e mafiokonfliktor ndër të tjera –, pra, kam bindjen se nisur nga zgjedhjet e neveritshme të 25 prillit dhe për tetë vitet e ardhshme do të lëngojmë nën zgjedhjen e mynxyrshme të një pandemie më të pabesë, më mashtruese dhe më vrastare se ajo e kovid-19-s!

Pa dashur aspak të luaj rolin e Kasandrës apo të profetit të fatkeqësive që na presin, guxoj e shkruaj se socialpandemia rameske apo ramoide që na pret, rrezikon seriozisht të na heqë shijen e jetës shumë më tragjikisht sesa pandemia kovidiane që na hiqte dhe ende na heq të nuhaturit e të shijuarit; ajo rrezikon t’i kthejë të rejat e të rinjtë shqiptarë në mërgimtare e mërgimtarë endacakë që do të punojnë në të katër anë e rruzullit për të tjerët më shumë se për vendin e tyre të boshatisur; ndërkohë që pandemia kovidiane na detyronte dhe ende na detyron të mbajmë maska e të ruajmë njëfarë distance nga të ngjashmit tanë, socialpandemia rameske apo ramoide do të na detyrojë t’i vemë maska edhe shpirtit, më saktë t’i kallim një shtupë ndërgjegjes sonë shoqërore për t’u shndërruar në zombi, d.m.th. në gjallesa të zbrazuara nga lënda e tyre dhe pa pikë vullneti.

Të nderuara lexuese e lexues të nderuar të rubrikës sime, që të mos ju kaplojë një lemeri e paanë dhe një dëshpërim i pafund, më duhet të saktësoj që, në mos zombi, ne të gjithë rrezikojmë të kthehemi në robotë, madje – më ndjeni për sinqeritetin e vonuar – prej disa vitesh po kthehemi pak nga pak në të tillë! Po, po, jemi duke u kthyer në robotë! “Si kështu?” mund të pyesni ju. Po, kështu, çka e treguan, e vërtetuan dhe e dëshmuan zgjedhjet e 25 prillit, sepse, ato e ata që shitën votën për një thes miell, për një grusht para, për një vend pune apo për një legalizim ndërtese, shitën lirinë e tyre, shitën ndërgjegjen e tyre, shitën, pra, shpirtin e tyre duke u transformuar kësisoj në qenie pa shpirt, pra, në robotë.

Në këtë  pikë ndokush mund të shkojë edhe më larg: Këtë lloj robotizimi mund ta quante edhe prostituim, pra, e thënë dhe e shkruar më hapur, më troç e më shqip, mund ta quante kurvërim shpirtëror! Për mua, kurvërimi fizik – s i ai i një nënë që, duke  mos pasur asnjë mundësi t’i ushqejë fëmijët jetimë, detyrohet të shesë trupin e saj (kujtoni Fantinën tek “Të mjerët’ e Viktor Hygoit) – është një plagë e shoqërisë, prandaj për prostitutat e kësaj kategorie duhet ndier keqardhje, kurse kurvërimi shpirtëror duhet përbuzur e dënuar pa më të voglin ngurrim, sepse merr në qafë një shoqëri, një vend, një popull të tërë! /panorama.al/

Tags: edmond tupekomunikimiviktor hygoi

TË LIDHURA

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
Next Post
Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Pse, Rama është gabim në Strategjinë Kombëtare?

Basha: Edhe 31 ditë për të nisur rrugën drejt ndryshimit

PD, debate me Nishanin, Kadillin e Ristanin/ Basha: Dorëhiqem tani nëse…

Përplasja e re izraelito-palestineze: A jemi në prag të një konflikti të madh?

Shefi i OKB-së thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com