Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Deutsche Welle: Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Rritet numri i viktimave nga rindezja e konfliktit Izrael-Palestinë (Video)

Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, janë shtuar zërat për vetëpërmbajtje. Gjermania kritikon sulmet ajrore kundër Izraelit, SHBA thekson, se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”.

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmet me raketa të Hamasit dhe grupeve ekstremiste të lidhura me këtë organizatë. “Qëllimi i tij është të vriten njerëzit pa dallim dhe në mënyrë arbitrare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin. Nga sulmet kanë humbur jetën disa vetë. “E janë si qytetarë hebrenj edhe qytetarë arabë të shtetit Izrael”, tha zëdhënësi i kancelares Merkel. “Kjo dhunë nuk justifikohet me asgjë dhe Izraeli ka të drejtë në kuadër të vetëmbrojtjes të mbrohet ndaj sulmeve”, tha Seibert. Ajo që kërkohet është që të dyja palët të futen në dialog për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar dhe të negociojnë një marrëveshje.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden tregoi mirëkuptim për reagimin e Izraelit. Pas një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidenti amerikan tha se “pritshmëria ime dhe shpresa ime është kjo të marrë fund herët e jo vonë” por Biden theksoi se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e tij”. Qeveria amerikane ishte shprehur më parë e shqetësuar për shkallëzimin e situatës dhe u bëri thirrje palëve në konflikt për uljen e tensioneve. Edhe BE ka reaguar pas ashpërsimit të situatës. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel pas një bisede me presidentin izraelit, Rivlin, u bëri thirrje të dyja palëve të ndalin luftimet dhe të mënjanojnë viktimat civile. “Ne jemi shumë të shqetësuar për dhunën aktuale dhe sulmet pa dallim.”

Izraeli vendos për vazhdimin e sulmeve ajrore

Kabineti i sigurisë në Izrael vendosi vazhdimin e sulmeve kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Televizioni Kanali 12 ka raportuar, se ushtria do të godasë menjëherë “simbole të sundimit të Hamasit” në zonën palestineze. Sipas mediave lokale janë shkatërruar Ministria e Financave në qendër të Gazas dhe një bankë e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se kanë humbur jetën 67 palestinezë, 388 vetë janë plagosur.

Të enjten në mëngjes edhe në Tel Aviv u dëgjua alarmi i raketave. Në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit u plagosën 5 vetë. Një ndërtesë u shkatërrua rëndë. Fluturimet në aeroportin e Tel Avivit janë devijuar ndërkohë në një aeroport tjetër afër qytetit Eilat. Më parë një duzinë raketash palestineze kishin rënë në qytete izraelite si Ashdod dhe Ashkelon. Në Sderot afër Gazës një djalë 5 vjeçar humbi jetën pas goditjes nga një raketë. Nga e hëna në mbrëmje, kur Izraeli sulmohet me raketa nga Rripi i Gazës kanë humbur jetën 7 vetë dhe janë plagosur 200 të tjerë. Gjithsej janë hedhur 1600 raketa në drejtim të Izraelit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ndërkohë në rrugët e Izraelit ka pasur sërish përleshje të ashpra mes qytetarëve izraelitë dhe arabë. Në qytetin Acr izraelitë arabë sulmuan një hebre dhe e lënduan rëndë. Kurse në Bat Yam në Tel Aviv, të mërkurën në mbrëmje një turmë e zemëruar ekstremistësh izraelitë tërhoqi zvarrë një arab nga automjeti duke e plagosur rëndë. Të tjerë shkatërruan dyqane të arabëve. Pakica arabe në Izrael përbën 20% të popullsisë me më shumë se 9 milionë vetë./DW/

Tags: hamasiIzraelilindja e afertRripi i GazesTel Aviv

TË LIDHURA

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese
Bota

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran
Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen
Bota

149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen

20:49 | 12/03/2026
Next Post
Vuçiç: Një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut

Vuçiç: Një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut

Negociatat me BE/ Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut

Negociatat me BE/ Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut

Tentoi vetëvrasje gjatë faljes së Bajramit, 40-vjeçari me probleme mendore

Tentoi vetëvrasje gjatë faljes së Bajramit, 40-vjeçari me probleme mendore







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese
Bota

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

by mirseda
21:39 | 12/03/2026
0

Të paktën dy persona janë plagosur në Kuvajt pasi një dron goditi një ndërtesë të banueshme në...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen

149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen

20:49 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia

Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia

20:45 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com