Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Liria e medias në Ballkanin Perëndimor është një çështje gjeopolitike

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Gjermani/ Të Gjelbrit dhe kandidatja e tyre për kancelare shënojnë rritje

Nga Peter Horrocks “Euractiv”

Edhe pse qëllimi i tyre nuk është qëtë fyejnë ndokënd, vlerësimet e fundit të Bashkimit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, i bëjnë shumë të domosdoshme diskutime mbi temën e lirisë së medias në rajon.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, bien në sy për kritikat më të pakta, edhe pse të dyja konsiderohen vetëm “mesatarisht të përgatitura” në këtë fushë. Ndërkohë Mali i Zi nuk shënoi asnjë përparim në aspektin e lirisë së shprehjes. Dhe kjo në sfondin e arrestimeve

të redaktorëve dhe qytetarëve për përmbajtjen e postimeve të tyre në internet.

Raporti mbi Serbinë vlerëson disi miratimin e një strategjie të re për qasjen ndaj mediave, por vë në dukje mungesën e ndonjë përmirësimi në mjedisin e përgjithshëm të lirisë së shprehjes. Ai vëren se kërcënimet, frikësimet dhe dhuna ndaj gazetarëve, mbeten një burim shqetësimi serioz.

Shërbimi Botëror i BBC, i ka mbyllur gradualisht shërbimet e tij në Ballkan dhe Evropën Lindore që pas rënies së Murit të Berlinit, me besimin se përparimi i lirisë së medias ishte i pakthyeshëm. Mjerisht, nuk ka ndodhur kështu.

Problemet e përshkruara nga autorët e raporteve, shtrihen në të gjithë rajonin dhe në disa shtete anëtare të BE-së. Bullgaria renditet e 112 -ta nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2021 të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Hungaria renditet e 92-ta, ndërsa Serbia e 93-a.

Në Bullgari, sulmet ndaj gazetarëve kanë ardhur në rritje, në një mjedis ku janë të vështirë të dërgohen zërat kritikë ndaj qeverisë. Enti rregullatori hungarez i mediave, vendosi vitin e kaluar të mos ia rinovojë licencën radios kryesore të pavarur në vend.

Disa muaj më parë, qeveria detyroi mbylljen e portalit më të madh të pavarur të lajmeve në Hungari. Siç u shpreh udhëheqësi i Hungarisë, Viktor Orban vitin e kaluar kur u pyet mbi çelësin e suksesin e tij politik “mbështetja e medias të ndihmon”.

Këto janë zhvillime shumë dekurajuese, që njollosin jo vetëm vlerat evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Por ndihmojnë gjithashtu në krijimin e një klime që nxit dezinformimin dhe kultivon ndjenjat anti-BE dhe anti-perëndimore në të gjithë rajonin,ndërkohë që Rusia dhe Kina janë përfitueset kryesore.

Më keq akoma, këto praktika i inkurajojnë vendet që synojnë anëtarësimin në BE, që të besojnë se cënimi i lirisë së shprehjes dhe censura ndaj medias, nuk përbëjnë ndonjë pengesë për anëtarësimin në Klubin Evropian. Shembulli kryesor është Serbia.

Qeveria e barazon gazetarinë kritike me veprimtarinë anti-kushtetuese, dhe nuk heziton

Që t’i etiketojë mediat e pavarura si përçuese të lajmeve të rreme, dhe si të përfshira në një luftë hibride kundër saj. Disa politikanë nga partia në pushtet, i kanë akuzuar mediat e pavarura për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa të tjerët kanë sugjeruar se ato janë të përfshira në veprimtari terroriste.

Gjithsesi, veprimet flasin më shumë se fjalët. Policia serbe dështon rregullisht që të hetojë ankesat e gazetarëve të pavarur për sulme fizike dhe forma të tjera të ngacmimeve, ndërsa denoncimet mbërrijnë rrallë në gjykatë apo në dënime konkrete. Kjo gjë ka krijuar një klimë mosndëshkimi në vend.

Në mënyrë skandaloze, autoritetet janë ndonjëherë vetë autorët e të këtyre shkeljeve. Në një incident të bujshëm në vitin 2020, policia arrestoi gazetaren Ana Laliç, të cilën e mbajti në paraburgim me akuzën e “terrorizimit të publikut dhe përhapjes së panikut”, pasi ajo raportoi për kushtet e tmerrshme në një spital të Beogradit në ditët e para të pandemisë së Covid-19.

Këto shkelje të të drejtave të gazetarëve, dhe dekurajimi i qasjes së shoqërisë ndaj larmisë së pikëpamjeve, kanë ndodhur në të njëjtën kohë kur qeveria e Serbisë ka ndërmarrë disa hapa për të marrë kontrollin 100 për qind të stacioneve televizive kombëtare.

Telekom Srbija në pronësi të shtetit,po përdor praktika anti-konkurruese për të forcuar pozitën e saj në sektorin e televizioneve kabllore, dhe për ta zgjeruar shtrirjen e saj në Kroaci dhe Slloveni. Një kombinim i mungesës së transparencës në tregun mediatik të Serbisë, përdorimit të ndihmës shtetërore, dhe një ent rregullator mediatik miqësor ndaj qeverisë,

po i japin Telekom Srbija avantazhe të padrejta dhe po kërcënojnë të falimentojnë operatorët e tjerë televizivë që nuk janë të lidhur me qeverinë serbe.

Ekspertët e konkurrencës në BE, e dinë mirë se çfarë është duke ndodhur. Një audiencë më e gjerë vendimmarrësish duhet të lidhë pikat, dhe të marrë parasysh pasojat gjeopolitike të shkaktuara nga një treg mediatik i shtrembëruar, që nga ana tjetër krijohet nga një shtet njëpartiak siç është ai i Serbisë.

Për momentin, udhëheqësit e BE-së nuk e konsiderojnë situatën si mjaft serioze për të ndërmarrë veprime në Serbi apo diku tjetër. Megjithatë, ata kanë në dispozicion mjaft

leva ekonomike për t’i inkurajuar të sillen ndryshe qeveritë në Ballkanin Perëndimor.

Përveç Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së prej 9 miliardë eurosh, të shpallura tetorin e vitit të kaluar, ata mund të rishikojnë lëshimet për qasjen në tregun e BE-së.

Aktualisht, Bashkimi Evropian po ofron ndihma me vlerë mbi 3.5 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.

Është ironike që BE-ja po rrit mbështetjen e saj për Serbinë, kur aty po përkeqësohet sundimi i ligjit dhe po rritet dezinformimi i sponsorizuar nga qeveria. Ka ardhur koha që udhëheqësit e BE-së të rishikojnë mesazhin që po dërgojnë.

burimi: https://www.euractiv.com/section/digital/opinion/media-freedom-in-the-western-balkans-is-a-geopolitical-issue

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Ballkani Perëndimoreuractivliria e medias

TË LIDHURA

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

12:41 | 27/06/2025
Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Next Post
Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 13 maj 2021

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 13 maj 2021

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Futboll / Finalja e Championsit transferohet në Portugali me 12,000 tifozë

Shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për Bajram, krijohen rradhë në kufi

Shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për Bajram, krijohen rradhë në kufi

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

by mirseda
14:20 | 27/06/2025
0

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi...

Kafshë të ngordhura, baltë ngjitëse dhe naftë që noton mbi ujë dhe…

Kafshë të ngordhura, baltë ngjitëse dhe naftë që noton mbi ujë dhe…

14:06 | 27/06/2025
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë , shpallet në kërkim 26-vjeçari në Korçë

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë , shpallet në kërkim 26-vjeçari në Korçë

14:02 | 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

13:47 | 27/06/2025
New York edhe këtë vit shpallet qyteti më i mirë në botë

New York edhe këtë vit shpallet qyteti më i mirë në botë

13:13 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com