Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ja cilat janë sëmundjet më të tmerrshme që na vijnë nga kafshët

5 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete
Ja cilat janë sëmundjet më të tmerrshme që na vijnë nga kafshët

burimi: https://listverse.com/2021/04/08/top-10-horrible-diseases-that-came-from-animals

Përshtatur për Tirana Today

A e dini se mbi gjysma e sëmundjeve infektive që përjetojnë njerëzit vijnë nga kafshët? Shkencëtarët vlerësojnë se kafshët përhapin 6 në çdo 10 sëmundje të njohura si infektive! Shumë prej tyre janë vdekjeprurëse dhe mund të përhapen në masë, siç po ndodh me pandeminë aktuale të Covid-19.

Toksoplazmoza

Toksoplazmoza është një infeksion parazitar i shkaktuar nga një mikroorganizëm i quajtur Toxoplasma gondii ose T.gondii. Ky parazit ekziston kudo në ajër, në tokë, në det dhe tek shumica e kafshëve me gjak të ngrohtë. Por bartëset kryesor janë macet e shtëpisë. Nganjëherë ajo njihet dhe si sëmundja e “kontrollit të mendjes”, pasi brejtësit e infektuar me parazitë shfaqin sjellje anormale dhe bëhen pre e lehtë e maceve. T. gondii mund të rrisë gjithashtu sjelljet e rrezikshme edhe tek njerëzit.

Toksoplazmoza prek deri në 2 miliard njerëz në të gjithë botën. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma të dukshme dhe nuk kërkojnë trajtim. Deri në 20 për qind do të kenë simptoma të lehta të tilla si fryrje të nyjeve limfatike apo dhimbje të ngjashme me gripin. Në raste shumë të rralla mund të shkaktojë humbje të shikimit, dëmtim të trurit, paralizë, skizofreni apo edhe zmadhim të zemrës.

Salmoneloza

 Është një infeksion bakterial i shkaktuar nga bakteret Salmonela. Ato mund të gjenden tek kafshët shtëpiake dhe të egra, duke përfshirë derrat, lopët, macet, qentë, shpendët, zogjtë, zvarranikë dhe amfibët. Njerëzit zakonisht preken nga konsumimi i ushqimeve të ndotura si veza, mishi dhe qumështi. Ajo mund të shkaktojë simptoma serioze tek njerëzit me imunitet të dobët, si fëmijët dhe të moshuarit.

Antraksi

Një bakter që krijon spore shkakton sëmundjen e antraksit. Zakonisht mund ta gjeni tek gjitarët barngrënës si derrat, lopët, delet, deveja, antilopa dhe dhia. Sporet e baktereve mund të mbijetojnë për periudha të gjata dhe të përhapen lehtësisht përmes ajrit. Shkalla e  vdekshmërisë së antraksit varet nga shkalla e ekspozimit.

Tërbimi

Tërbimi është një sëmundje e tmerrshme virale, që prek të gjithë gjitarët me gjak të ngrohtë, përfshirë njerëzit. Kafshimet e lakuriqëve të natës dhe qenve, janë burimet më të zakonshme të njerëzve që sëmuren nga ky virus. Kjo sëmundje shkakton çdo vit rreth 59.000 vdekje në mbarë botën. Simptomat e hershme të tërbimit përfshijnë ethe dhe dhimbje koke. Kjo sëmundje do të përparojë me shpejtësi në një sëmundje neurologjike, duke çuar në paralizë, konfuzion, vështirësi në gëlltitje para vdekjes.

Gripi Zoonotik

Më të përhapur janë viruset e gripit të shpendëve, veçanërisht viruset A (H5) dhe A (H7N9).Ky virus mund të transferohet tek njerëzit direkt ose indirekt pas ekspozimit ndaj shpezëve të gjalla ose të ngordhura dhe të infektuara. Viruset e gripit të derrit, janë një tjetër virus që prek njerëzit. Nga ai mund të prekeni duke qenë afër derrave të infektuar. Simptomat më agresive shkaktohen nga viruset e gripit të shpendëve, që kanë edhe normën më të lartë të vdekjeve.

Arboviruset

Arbovirusi i referohet viruseve të lindura nga artropodet, të tilla si Ethet Denge, virusi Zika dhe virusi i Nilit Perëndimor. Pickimet e mushkonjave janë një transmetues i zakonshëm i arbovirusëve. Çdo arbovirus paraqet simptoma dhe shkallë të ndryshme të vdekshmërisë. Rreth 400 milionë njerëz në vit preken nga ethet e dengut, dhe si pasojë 22.000 vdesin.

Malarja

 Megjithëse transmetohet edhe nga mushkonjat, Malaria nuk është një virus por një sëmundje e shkaktuar nga paraziti Plasmodium.Pasi hyjnë në trupin e njeriut, parazitët shumohen në mëlçi, pastaj infektojnë dhe shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetëm në vitin 2019rreth 229 milionë njerëz u sëmurën nga Malarja, teksa 409.000 prej tyre vdiqën.

Sëmundja e virusit Ebola (EVD)

Sëmundja e virusit Ebola (EVD), ishte e njohur më parë si Ethet Hemorragjike Ebola. Kafshët e egra mund ta transmetojnë EVD tek njerëzit, ku midis tyre gjenden antilopat, lakuriqët e natës dhe majmunët. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 25-90 për qind gjatë secilit shpërthim epidemik që është vërejtur deri më sot.

HIV-AIDS

Virusi i mungesës së imunitetit njerëzor (HIV) ka qenë një problem shëndetësor global, që kur u zbulua për herë të parë në fillim të viteve 1980. Në fund të vitit 2019, OBSH vlerësoi se 38 milion njerëz në mbarë botën jetonin me ketë sëmundje. Virusi godet sistemin imunitar dhe e dobëson imunitetin e trupit tonë ndaj infeksioneve. Teoria dominuese është se virusi kaloi tek njerëzit nga gjuetarët që konsumuan mishin e shimpanzeve.

Covid-19

Koronavirusi i ri i quajtur SARS-CoV-2, shkaktoi sëmundjen e Covid-19 që u shndërrua në një pandemi në vitin 2020. Ndërsa analiza gjenetike e virusit sugjeron se ai e ka origjinën nga lakuriqët e natës, zyrtarët në Kinë kanë dyshimet e tyre. Dy teori spekulojnë se pangolinat ose gjarpërinjtë e shitur në tregun e Vuhanit mund të jenë kafshët e ndërmjetme që e transferuan virusin nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Tags: “Tërbimi”antraksikafhsetsalmonelasemundje

TË LIDHURA

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Next Post
Meta denoncon: Ka skenar për ndërhyrje në votimin elektronik në Tiranë

Meta: Prokurorë, merrni në pyetje patronazhistët tuaj!

Konferenca Ndërqeveritare, Soreca: Do monitorojmë zgjedhjet, më pas do vendosim

Soreca nga Elbasani: Blerja dhe shitja e votës janë vepër penale!

Yuri Kim takon kreun e KLP për reformën në drejtësi

Yuri Kim takon kreun e KLP për reformën në drejtësi







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com