Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

109 vite nga tragjedia, faktet mbi Titanikun, anijen që “nuk duhej të mbytej”

4 vjet ago
in Kryesore
109 vite nga tragjedia, faktet mbi Titanikun, anijen që “nuk duhej të mbytej”

U deshën vetëm 2 orë e 40 minuta që të fundosej“RMS Titanic”. Anija oqeanike më e madhe e kohës së saj, e nisi udhëtimin e saj 5-ditor nga Sauthemptoni i Anglisë drejt Nju Jorkut në SHBA 10 prill 1912. Ajo që do të ndodhi më pas, ka qenë një burim frymëzimi për libra, poezi, këngë, shfaqje televizive dhe filma, përfshirë një film me fitime të mëdha dhe shumë çmime Oskar.

Përkundër marrjes së disa paralajmërimeve për praninë e ajsbergëve më 14 prill, kapiteni i anijes Eduard Smith, vazhdoi të lundronte me shpejtësinë maksimale. Rezultoi një vendim vdekjeprurës. Në pamundësi për të shmangur përplasjen, anija e dëmtua rëndë nga ajsbergu, duke u fundosur në brigjet e Nju Faundlendit, dhe  shkaktuar vdekjen e më shumë se 1500 njerëzve.

Ja cilat janë disa nga faktet më interesante mbi anijen që u cilësua e “pamundur për t’u mbytur”, por që fakti tregoi se pavarësisht zhvillimit të njerëzimit, natyra është ende shumë  më e fortë.

Kostoja e ndërtimit:7.5 milion dollarë (200 milion dollarë me kursin aktual)

Anija e kompanisë “White Star Line” u ndërtua në kantierin detar ”Harland &Wolff” në Belfast të Irlandës në vitet 1909-1912. Me një peshë prej 46.000 ton dhe gjatësi 269 metra, “Titaniku” u ndërtua nga puna e rreth 3.000 punëtorëve.

Pasagjerë me biletë në bord:1.317

“Titaniku” u krijua për të transportuar deri në 3.300 njerëz. Në udhëtimin e parë, ai kishte rreth 2.200 njerëz në bord, përfshirë rreth 900 anëtarë të ekuipazhit. Sipas Arkivave Kombëtare të Britanisë së Madhe, 324 ishin udhëtarë të klasit të parë, 284 të klasit të dytë, dhe 709 të klasit të tretë.

Shishet e verës në kantinën e anijes:1.000

Më 21 Prill 1912, “The New York Times” raportoi se linja luksoze mbante një ngarkesë me vlerë 420.000 dollarë (sot 11 milion dollarë). Në listë përfshiheshin artikuj si 3.000 filxhanë çaji, 40.000 vezë, 5 piano të mëdha dhe 36.000 portokalle etj.

Numri i paralajmërimeve të marra atë ditë për ajsbergët:6

Në librin e tij “Titaniku:Legjenda dhe mitet” nga Brus Alpins, anija mori 3 paralajmërime mbi ajsbergët nga anijet e tjera në zonë më datën 14 prill (njëra prej të cilave nuk arriti kurrë tek kapiteni Smith), si dhe tre mesazhe nga “SS Californian”, një avullore e vogël që ishte ndalur rreth 19 milje nga anija luksoze.

Distanca e përshkruar para fundosjes së anijes:2.070 milje detare

Anija u nis nga Sauthemptoni  i Anglisë, pastaj ndaloi në Sherburg të Francë dhe Kuistaun të Irlandës, përpara se të nisej për në Nju Jork. Anija ndodhej më 14 prill 1912, 400 milje detare në jug të Nju Faundlendit (1.250 milje nga destinacioni i saj përfundimtar), kur në orën 23:40 të mbrëmjes, rojet panë ajsbergun që çau 6 nga 16 ndarjet e Titanikut, të cilat u mbushën me shpejtësi me ujë. Ekspertët thonë se po të ishin përmbytur vetëm 4 nga ndarjet, anija nuk do të ishte fundosur. Koha midis pikasjes së ajsbergut dhe përplasjes më të ishte vetëm 37 sekonda.

Temperatura e ujit:-2.2 gradë Celcius

Shumica e viktimave ndërruan jetë nga hipotermia, për shkak të temperaturës së ulët të ujit. Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, një temperaturë uji prej 26 gradësh mund të çojë në vdekje pas një ekspozimit të zgjatur, ndërsa 10 gradë mund të shkaktojë vdekjen brenda një ore, dhe në 0 gradë vdekja mund të ndodhë në vetëm 15 minuta.

Numri i varkave të shpëtimit që planifikohej të mbante anija:64

Sidoqoftë, anija kishte në fakt vetëm 20 barka shpëtimi të cilat mund të mbanin vetëm 1.178 pasagjerë. Në realitet pak më shumë se 700 hipën në varkat e shpëtimit atë natë. “Në vitin 1912, tradita gjatë një emergjence ishte “Në fillim gratë dhe fëmijët”. Por kjo shkaktonte shpesh vonesa në mbushjen e anijeve të shpëtimit, dhe shpesh anijet e shpëtimit mbeteshin gjysmë të mbushura. Ky ishte rasti edhe me Titanikun”-shkruan Alpin.

Numri i njerëzve që vdiqën:1.517

Ndërsa banda muzikore vazhdonte të luante, anija u zhyt në fund të detit, duke marrë me vete edhe ata që nuk ishin ende në ujë. Gati 32 për qind e atyre që kishin qenë tek“Titaniku” mbijetuan. Ata u shpëtuan nga anija “RMS Carpathia”, e cila iu përgjigj thirrjes SOS dhe mbërritur në vendngjarje rreth orës 4 të mëngjesit.

Xhon Astor, pasagjeri më i pasur, kishte kur vdiq një pasuri prej 87 milionë dollarë (2.21 miliardë dollarë me kursin e sotëm)

“Jemi më të sigurt këtu sesa në atë varkë të vogël”- thuhet t’i ketë thënë Xhon Astor IV gruas së tij 18-vjeçare shtatzënë, kur “Titaniku” u përplas me ajsbergun. Një nga njerëzit më të pasur të botës në atë kohë, u mbyt. Gruaja e tij mbijetoi. Ndër pasagjerët e tjerë të shquar në bord ishte edhe biznesmeni Isidor Shtraus me bashkëshorten Ida, e cila e braktisi varkën  e shpëtimit për të ndarë fatin tragjik me burrin e saj.

Vitet që kaluan para se të zbuloheshin rrënojat:73

Mbetjet e Titanikut u zbuluan vetëm më 1 shtator 1985 nga oqeanografi Robert Balard, 3650 metra në fund të Oqeanit Atlantik. Reliket gjendeshin të shpërndara në një rreze 15 milje katrore, teksa pjesa kryesore ishte varrosur nën 14 metra baltë. Zbulimi përkoi me një hetim të Luftës së Ftohtë top-sekret nga ana e Marinës së SHBA, për të kërkuar për 2 nëndetëse bërthamore amerikane që ishin mbytur disa vite më parë.

burimi https://www.history.com/news/titanic-facts-construction-passengers-sinking-discovery

Përshtatur për Tirana Today

Tags: anijafakte interesanteTitaniku

TË LIDHURA

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

22:55 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij
Aktualitet

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
Next Post
Audio përgjimi/ Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua

SPAK rekurs vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për mjekun Prifti

5 dështimet e shtetit shqiptar në Astir

Dilema e zgjedhjeve: Një votë për partinë apo për Shqipërinë

Rama nga Burreli: Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit

Rama nga Burreli: Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk
Bota

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

by mirseda
09:00 | 24/05/2025
0

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, tha se kishte një pikë kthese në marrëdhëniet midis Elon...

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

08:57 | 24/05/2025
ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

08:30 | 24/05/2025
Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

08:26 | 24/05/2025
Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

08:00 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com