Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund ta kuptoni kur dikush ju gënjen?

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
A mund ta kuptoni kur dikush ju gënjen?

Nga: Jessica Seigel “BBC”

Policia mendoi se 17-vjeçari Marti Tanklef u shfaq çuditërisht shumë i qetë kur gjeti nënën dhe babanë e tij të vrarë në shtëpinë e tyre në Long Ajland, SHBA. Autoritetet nuk u besuan pretendimeve të tij se ai nuk kishte dorë në këtë krim, ndaj kaloi 17 vjet në burg për vrasjen e prindërve të tij.

Por në një rast tjetër, detektivët menduan se 16-vjeçari Xhefri Deskovic dukej shumë i dëshpëruar, dhe shumë i interesuar t’i ndihmonte hetuesit kur shoku i tij i shkollës së mesme u gjet i mbytur. Por në fund u pretendua se ai gënjente, dhe se ishte autori i vrasje, duke u burgosur për gati 16 vite për atë krim.

Pra njëri nuk ishte mërzitur sa duhet. Tjetri ishte shumë i mërzitur. Por si mund të jenë ndjenja të tilla tregues të kundërt të një faji të fshehur?Në fakt ato nuk janë të tilla, thotë psikologia Maria Hartuig, studiuese e gënjeshtrave në Universitetin e Qytetit të Nju Jorkut. Më vonë që të dy burrat u shfajësuan. Ata ishin viktima të një keqkuptimi të përhapur:të asaj që ju mund ta dalloni një gënjeshtar nga mënyra se si ai sillet.

Në shumë kultura, njerëzit besojnë se sjellje të tilla si shmangia e shikimit në sy, lëkundja në qëndrime dhe belbëzimi i tradhtojnë mashtruesit. Në fakt, studiuesit kanë gjetur shumë pak prova për të mbështetur këtë besim, pavarësisht dekadave të kërkimeve shkencore.

“Një nga problemet me të cilat përballemi si studiues të gënjeshtrës, është se të gjithë mendojnë se e dinë se si funksionon gënjeshtra. Gabimet në zbulimin e gënjeshtrës janë të kushtueshme për shoqërinë, dhe shumë njerëz bien viktimë e gjykimeve të gabuara”- thekson Hartuig.

Psikologët e kanë ditur prej kohësh se sa shumë e vështirë është të dallosh një gënjeshtar.

Në vitin 2003, psikologia Bela DePaulo, që në atë kohë punonte në Universitetin e Kalifornisë, dhe kolegët e saj analizuan në detaje literaturën shkencore mbi këtë çështje.Ata bënë një përmbledhje të116 eksperimenteve që krahasuan sjelljen e njerëzve kur gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën.

Studimet vlerësuan 102 sugjerime të mundshme joverbale, duke përfshirë shmangien e shikimit në sy, bisedën më ze më të lartë,ngritjen e supeve, apo lëvizjet e kokës, duarve, krahëve apo këmbëve. Por asnjeri nuk ofroi tregues të besueshëm të një gënjeshtari.

Tre vjet më vonë, DePaulo dhe psikologu Çarls Bond i Universitetit të Krishterë të Teksasit, shqyrtuan 206 studime që përfshinin 24.483 vëzhgues duke gjykuar vërtetësinë e 6.651 komunikimeve nga 4.435 individë.

As ekspertët e zbatimit të ligjit dhe as studentët vullnetarë, nuk ishin në gjendje të identifikonin deklaratat e rreme në më shumë se sa 54 për qind të rasteve, pra pak më shumë sesa ai i fatit. Në eksperimentet individuale, saktësia varionte nga 31 në 73 për qind, me studimet më të vogla që ndryshonin më gjerësisht.

52 policë holandezë, nuk bënë më mirë sesa shansin rastësor, për të dalluar deklaratat e vërteta nga ato të rreme të dhëna nga anëtarët e familjes që kishin vrarë të afërmit e tyre. Studime të tilla kanë bërë që studiuesit të braktisin gjurmët jo-verbale të mashtrimeve.

Por a ka mënyra të tjera për ta dalluar një gënjeshtar? Sot, psikologët ka më shumë të ngjarë të përqendrohen tek sugjerime verbale, dhe sidomos tek mënyrat për të zmadhuar ndryshimet midis asaj që thonë gënjeshtarët dhe treguesit e së vërtetës.

Për shembull, hetuesit lejojnë një të dyshuar për një krim që të flasë më lirshëm, gjë që mund t’i çojë gënjeshtarët në thënie kontradiktore. Në një eksperiment, Hartuig ua mësoi këtë teknikë 41 kursantëve të policisë, të cilët më pas identifikuan me saktësi gënjeshtarët në rreth 85 për qind të rasteve, krahasuar me vetëm 55 për qind për 41 rekrutë të tjerë që nuk ishin pjesë e trajnimit.

Një teknikë tjetër intervistimi nga hetuesit, ka të bëjë me kujtesën hapësinore, duke u kërkuar të dyshuarve dhe dëshmitarëve të skicojnë një skenë në lidhje me një krim ose alibi. Meqenëse kjo e forcon ri-kujtesën, treguesit e së vërtetës mund të raportojnë më shumë detaje.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20210401-how-to-tell-when-someone-is-lying

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”
Bota

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”
Bota

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025
Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen
Bota

Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen

18:05 | 29/05/2025
Next Post
PSG-ja triumfon në aktin e parë, Bajernin e ndal Navasi

PSG-ja triumfon në aktin e parë, Bajernin e ndal Navasi

SHBA shton përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina

SHBA shton përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina

Kontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën në Albcontrol

Emrat/ Kontrollorët e trafikut ajror që u shoqëruan në ambientet e policisë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”
Aktualitet

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

by mirseda
22:04 | 29/05/2025
0

Punimet për zgjerimin e autostradës, në segmentin nga Tirana në Qafë Kashar po vijojnë me ritme të...

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025
Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

20:57 | 29/05/2025
Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

20:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com