Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa njerëz preken nga “Covidi i Gjatë”, dhe kush rrezikohet më shumë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sa njerëz preken nga “Covidi i Gjatë”, dhe kush rrezikohet më shumë?

Nga: Stephanie LaVergne “The Conversation”

Disa muaj më parë, një djalë i ri që merrej me sport erdhi në klinikën time ku unë jam mjeke e sëmundjeve infektive dhe studiuese e imunologjisë ndaj Covid-19. Ai tha se ndjehej i lodhur gjatë gjithë kohës dhe ç’është më e rëndësishmja haste shumë vështirësi kur ecte me biçikletë në zona malore.

Ai kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 vetëm 3 muaj më parë. Ai është lloji i personit që ju mund të prisni të ketë disa ditë simptoma të lehta, para se të shërohet plotësisht. Por kur hyri në klinikën time, po përjetonte ende simptoma të Covid-19.

Dhjetëra miliona amerikanë janë infektuar, dhe fatmirësisht i kanë mbijetuar Covid-19. Fatmirësisht, të shëruarit kthehen tek shëndeti i tyre normal brenda 2 javësh. Por për disa të mbijetuar të Covid-19 – përfshirë pacientin tim – simptomat mund të vazhdojnë për muaj me radhë.

Tek këta njerëz procesi i sëmundjes quhet “Covidi i Gjatë” ose sindromi post-akut i Covid -19. Këtu futen të gjithë ata që kanë simptoma të vazhdueshme pas një periudhe fillestare me Covid-19. Studime të shumta gjatë muajve të fundit, tregojnë se rreth 1 në 3 persona me Covid-19 do të kenë simptoma që zgjasin më shumë se 2 javë.

Këto simptoma prekin jo vetëm njerëzit që kanë qenë shumë të sëmurë dhe të shtruar në spital me Covid-19, por edhe ata me raste më të lehta. Shumë prej tyre përjetojnë të njëjtat simptoma që kishin gjatë përballjes së tyre fillestare me Covid-19, si lodhje fizike, dëmtim njohës (ose konfuzion mendor), vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, vështirësi gjatë ushtrimeve fizike, depresion, vështirësi për të fjetur gjumë, dhe humbje të ndjenjës së shijes ose apo nuhatjes.

Sipas përvojës sime, simptomat e pacientëve duket të jenë më pak të rënda, sesa kur ishin në fillim të sëmurë. Por disa prej këtyre ish të sëmurëve zhvillojnë gjithashtu simptoma të reja, të cilat mund të ndryshojnë shumë nga personi në person. Ka raporte për gjithçka, nga rënia e flokëve deri tek rrahjet e shpejta të zemrës dhe deri tek ankthi.

Pacientët që janë shtruar në spital me Covid-19, kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të vazhdueshme afatgjata. Në një studim të botuar në korrikun e vitit 2020, studiuesit italianë ndoqën 147 pacientë të cilët ishin shtruar në spital me Covid-19, dhe zbuluan se 87 për qind e tyre kishin ende simptoma 60 ditë pasi kishin dalë nga spitali.

Një studim më i fundit, i botuar në janar të këtij viti, zbuloi se 76për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 në Vuhan të Kinës, po përjetonin ende simptoma edhe 6 muaj pasi ishin sëmurur.

Ata raportonin probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen, dhe kur studiuesit kryen skanimet CT për të parë mushkëritë e pacientëve, shumë prej tyre treguan njollat që tregonin se koronavirusi u kishte shkaktuar pneumoni virale.

Për më tepër, njerëzit në këtë studim që kishin pasur një Covid-19 të formës së rëndë, nuk mund të ecnin aq shpejt sesa ata që ishin prekur nga simptoma më të lehta. Studiues të tjerë,  kanë zbulua simptoma të ngjashme. Kështu një studim gjeti dëshmi të pneumonisë virale të vazhdueshme edhe 3 muaj pasi pacientët kishin dalë nga spitali.

Një studim tjetër mbi 100 pacientë gjermanë me Covid-19, zbuloi se 60 për qind e tyre kishin inflamacion të zemrës 2 ose 3 muaj pas infeksionit fillestar. Ata ishin relativisht të rinj dhe të shëndetshëm, me moshë mesatare 49 vjeç, dhe shumë prej tyre nuk kishin pasur nevojë për t’u shtruar në spital kur u prekën nga koronavirusi.

Por pacientët e sëmurë rëndë,nuk janë të vetmit që vuajnë nga “Covidi i Gjatë”.Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), 35 për qind e pacientëve që nuk ishin shtruar në spital, nuk u rikthyen në shëndetin e tyre fillestar 14-21 ditë pas nisjes së simptomave fillestare.

Dhe kjo ndodhte jo vetëm tek njerëzit e moshuar apo ata me sëmundje kronike. 2- për qind e të rinjve 18-34vjeçkishin simptoma të vazhdueshme. Në përgjithësi, studimet tregonin se një e treta e individëve me Covid-19 që nuk ishin shtruar në spital, vazhdonin të përjetojnë simptoma deri3 muaj më vonë.

Së për krahasim, vetëm 10 për qind e njerëzve të prekur nga gripi janë ende të sëmurë pas 14 ditësh. Ekspertët nuk e dinë ende se për sa kohë do të vazhdojnë këto simptoma, apo pse shfaqen. Sipas studimit mëtë fundit, shumë prej tyre nuk munden që të rikthehen në punë apo të kryejnë aktivitete normale për shkak të konfuzionit mendor, dhimbjen apo lodhjes së madhe fizike. Para se të sëmurej pacienti im, ai ngjitej gati çdo ditë me biçikletë në një mal në qytetin tonë të Kolorados. Iu deshën 4 muaj për ta marrë veten deri në pikën kur mund ta ngjiste sërish atë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/how-many-people-get-long-covid-and-who-is-most-at-risk-154331

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës
Bota

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete
Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete

18:08 | 27/12/2025
Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë

16:30 | 27/12/2025
Next Post
S’e kupton jetën e tij pa pushtet/ Meta: Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13

S'e kupton jetën e tij pa pushtet/ Meta: Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13

Spiropali: Njerëzit në çadra marrin bonus qeraje. Gjekmarkaj vë duart në kokë

Spiropali: Njerëzit në çadra marrin bonus qeraje. Gjekmarkaj vë duart në kokë

Pse ka më shumë efekte anësore, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës?

Pse ka më shumë efekte anësore, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës?







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës
Bota

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

by mirseda
21:02 | 27/12/2025
0

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të shtunën se Ukraina “nuk po nxitohet” për të arritur një zgjidhje...

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

19:43 | 27/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura

FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura

18:47 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com