Shkencëtarja franceze Emmanuelle Charpentier dhe ajo amerikane, Jennifer A. Doudna, janë fituese të çmimit Nobel në fushën e kimisë, për zhvillimin e metodës së “korrigjimit të gjenomeve”.
Kjo metodë është e ngjashme me metodën CRISPR e njohur si “gërshëra molekulare”, që shton shpresat për shërimin e sëmundjeve gjenetike.
Fitueset u shpallën në Stokholm në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
Çmimi prestigjioz përfshin një medalje të artë dhe një çmim prej 10 milion koronash (më shumë se 1,1 milion dollarë), në nderim të amanetit të lënë më shumë se një shekull më parë nga themeluesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel.
BREAKING NEWS:
The 2020 #NobelPrize in Chemistry has been awarded to Emmanuelle Charpentier and Jennifer A. Doudna “for the development of a method for genome editing.” pic.twitter.com/CrsnEuSwGD— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 7, 2020