Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Marrëveshje për detin me Greqinë? Fuga: Jemi katandisur në një rryp toke mes detit dhe maleve, s’kemi çfarë japim

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria
Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar sërish çështjen rreth një marrëveshjeje të mundshme me Greqinë për kufijtë detarë.

Fuga rikthehet pas në kohë, me Shën Naumin që dikur Mbreti Zog ia shiti Jugosllavisë, duke theksuar se historia e Shqipërisë duhet parë me kujdes, se si ka mundur të mbijetojë duke u rudhur dhe duke lëshuar territor.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shkruan se shqiptarët mund të jenë trima, por tokat sipas historisë i kanë lëshuar madje në periudha të ndryshme historike, por sot ai cilëson se s’mund të bëhet siç do Shqipëria.

Akademiku në fund shton se Shqipëria është katandisur si përfundim në një rryp toke mes maleve e detit, dhe tashmë s’mund të japë më asgjë.

Postimi i Fugës në Facebook

Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin tonë!

Mos vallë nga që jemi ngucur e struktur rreth Lanës, kemi lënë bosh territorin, kujtojmë se shteti shqiptar mund të mbahet rreth territorit të Lanës, të jetë një territor lanabregas, sikurse iu imponua Ismail Qemalit me shtetin trekëndësh Vlorë – Elbasan – Berat?

Kjo do të kishte qenë e pafalshme sidomos kur shohim pasuritë tona kombëtare në territor që shkojnë për “dhjamë qeni”. Por, sikurse e shpjegonte edhe Darvini, por jo vetëm, një organ i trupit që nuk përdoret, atrofizohet, humbet bashkë me funksionin edhe formën edhe materien e vet.

Se shumë mbahemi në poezi, mitologji, etnocentrizëm, histori se kemi qenë trima dhe kemi mbijetuar. Por, duhet parë me kujdes historia dhe faktet. Si kemi mbijetuar? Duke e rrudhur territorin tonë në administrim shtetror. Duke lëshuar territor. Eshtë qysh në gjenezën e ndërtimit tonë kombëtar ky allishverish që mund ta quajnë të detyruar, mund ta quajmë zgjuarësi taktike diplomatike, mund ta quajmë horrllik, mund ta quajmë lënie e copave të territorit për ta shkëmbyer me njohjen e pushtetit të një pakice politike drejtuese që kështu çimenton pushtetin e vet, mund ta quajmë tragjedi fatale të historisë sonë.

Quajeni si të doni, fakti mbetet aty sa një mal, sa kodra e bukur e Shën Naumit. E mësoi mbretëria këtë kur lëshonte toka. E mësoi edhe komunizmi që për motivin “quajeni si të doni” u rregullua me Titon me kushtin e lëshimit të çdo pretendimi shqiptar mbi territoret e plota shqiptare.

Trima mbase jemi, por tokat i kemi lëshuar, edhe të tjera ndofta mund të kishim lëshuar nëse në periudha të ndryshme historike, për interesat e tyre sigurisht mos kishte ndërhyrë Austro-Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Italia, madje ndonjëherë dhe paradoksalisht edhe Serbia, madje historia do thënë sikurse është edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe Stalini! E pabesë historia, por nuk mund të bëhet si e duam sot ne!

Jep këtu e jep atje jep katandisur në shekuj në një rryp toke mes detit dhe maleve dhe nuk kemi më çfarë japim. Nuk kemi më çfarë mirëkuptojmë. Gjeopolitikisht jemi mbledhur në këtë rryp toke të ngushtë që është toka jonë, kurse ekonomikisht jemi mbledhur buzë Lane duke ja lëshuar territorin askujt.

 

Tags: 12 milje në Detin Jon.marreveshja e detit me greqine

TË LIDHURA

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

18:42 | 15/04/2026
Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja
Kryesore

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar
Aktualitet

Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar

18:25 | 15/04/2026
Next Post
VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Shkup, ndalohen 16 të rinj maqedonas

Rama: Nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë. Krenar që kam mik Erdoganin

Rama: Nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë. Krenar që kam mik Erdoganin

Ish-deputeti i LSI: Duan të shpëlajnë surratin me ca ditë të qelbura në qeveri

Bojkoti i Superligës, Vasili: Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetutën, e jo ligjet për sportin







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane
Bota

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane

by mirseda
19:17 | 15/04/2026
0

Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para...

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

19:05 | 15/04/2026
Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

19:03 | 15/04/2026
“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

18:42 | 15/04/2026
Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com