Presidenti i Lazio, Claudio Lotito ka dhënë një intervistë për stacionin zyrtar në radio të klubit të tij, ku ka shprehur habinë përse futbollistët nuk lejojen të stërviten.
Madje, Lotito ngriti dhe një shqetësim duke thënë se pengimi i rifillimit të stërvitjes vetëm sa i dëmton nga pikëpamja fizike lojtarët.
“Nuk e kuptoj përse atletët nuk duhet të stërviten. Duke i ndaluar stërvitjen vetëm sa i dëmtojmë, për sa i përket pikëpamjes fizike. Le t’i nënshtrohen një kontrolli për të parë nëse ka të infektuar, pastaj lojtarët mund të dërgohen në qendrat e stërvitjes të dezinfektuara,” deklaroi Lotito.