Sulmuesi i Kosovës dhe Stade de Reims,Arbër Zeneli u shpreh për mjekun e skuadrës së tij Bernard Gonzalez, i cili kreu vetëvrasje para pak ditësh pasi mësoi që ishte infektuar me koronavirus.
Në një intervistë nga Suedia për “Football Channel”, 24-vjeçari e kujton me dashamirësi të ndjerin, i cili e ka ndihmuar gjatë fazës së rikuperimit nga dëmtimi i ligamentit në gju. Më tej, futbollisti i spikatur i Kosovës shton klubi është tronditur shumë nga vdekja e 60-vjeçarit Gonzalez.
“Fillimisht, menaxheri im më dërgoi lajmin e vdekjes së Gonzalez. Pastaj, kapiteni jonë na kontaktoi se diçka i kishte ndodhur mjekur të skuadrës. Fatkeqësisht, ishte e vërtetë, ai kishte vrarë veten. Më ka ndihmuar shumë gjatë kohës së gjatë të rikuperimit. Më bënte optimist se gjithçka do të shkonte mirë. Ai ka shumë rëndësi për mua te kjo skuadrës.
Ishte njeri pozitiv. Mbante përgjegjësi për skuadrën dhe na ndihmonte jashtëzakonisht shumë. Ai më quante ‘makineri’, sepse punoj shumë. Ishte njeri i dashur dhe i përulur.
Sot biseduam brenda skuadrës për atë ngjarje të rëndë. Është diçka vërtet tronditëse. Askush nuk uron që të ndodhin gjëra të tilla”, shprehet sulmuesi Arbër Zeneli.