Kamza ka barazuar me Laçin në shtëpi 1-1, pas një penalltie të kthyer në gol nga miqtrë në minutën e 97’. Gjyqtari i ndeshjes, Eldorian Hamiti ka qenë shumë pranë aksionit dhe ka qenë mjaft i sigurt për këtë penallti.
Por pas fërshëllimës së fundit fusha është pushtuar nga disa tifozë të dhunshëm të Kamzës të cilët kanë goditur me grushte dhe shkelma arbitrat e ndeshjes.
Goditet arbitri në Kamëz on Vidnews.
Stjuartët ishin të pranishëm në fushë, por edhe me ndihmën e futbollistëve të të dyja ekipeve nuk arritën të ndalnin tifozët që të godisnin arbitrat e ndeshjes. Ky episod zgjati për disa minuta dhe duket qartë që gjyqtari Hamiti ka marrë disa dëmtime nga goditjet, ku syri i tij dukej qartë i gjakosur.
bandicam 2019-03-03 16-00-35-202.mp4 on Vidnews.
Për të ardhur keq ishte ndërhyrja e forcave të Policisë, të cilat pavarësish asaj që po ndodhte ishin duke u futur në fushë me shumë qetësi. Ndërsa edhe pasi ata u afruan tifozët arritën të godisnin sërish arbitrat. Gjithashtu ka pasur dhe presion nga tifozët [për të fikur kamerat e ‘Superpsortit”.