Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Akuza për përdhunim, shpërthen mamaja e Ronaldos: Për të luajtur letra shkoi?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Akuza për përdhunim, shpërthen mamaja e Ronaldos: Për të luajtur letra shkoi?

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka folur për herë të parë, duke e mbrojtur djalin e saj ndaj akuzave për përdhunim, të bëra nga një ish-modele amerikane. Dolores Aveiro ka thënë se ka besim të plotë te futbollisti i saj multimilioner, duke insistuar: “Unë e njoh djalin që kam”.

Mamaja e yllit portugez pohoi me ironi se akuzuesja e Ronaldos, Kathryn Mayorga, “nuk shkoi në dhomën e tij të hotelit për të luajtur letra”, duke e rënduar pozitën morale të zonjës, që pretendon se është përdhunuar nga futbollisti në një hotel të Las Vegasit, në vitin 2009.

Dolores, e cila e kalon pjesën më të madhe të kohës në vendin e lindjes, Madeira, e tregoi mbështetjen e saj për djalin në mediat sociale, tetorin e kaluar, duke postuar një fotografi të CR7 me një kapele “Superman”. Në mesazh shkroi: “Unë dua të shoh se kush e ka guximin ta vendosë këtë fotografi në profilin e vet për një javë dhe të bëjë “like” për të…, për Portugalinë, për ne, për bashkimin e popullit tonë dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë”.

Fotoja e stilit të karikaturave të Ronaldos mbante dy “hashtags” në portugalisht. Njëri i përkthyer si “#Ronaldo, ne jemi me ju deri në fund” dhe tjetri si “#Justice për CR7″. Motra e futbollistit, Katia, gjithashtu ka postuar figurën e “Superman” dhe një mesazh mbështetjeje për të vëllain, shkruan Telesport.

Mamaja e Ronaldos i tha fjalët e saj të para në lidhje me pretendimet për përdhunim, të cilat kanë nxitur një hetim të ri të policisë në Las Vegas, pasi zonja Mayorga ankohet se ishte e detyruar të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje prej 290.000 euro, gjatë një shfaqje publiciteti në Lisbonë.

Ajo i tha një të përditshmeje portugeze, ndërsa po reklamonte verën e vet dhe markën e vajit të ullirit: “Kam besim te djali im, kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje në hotel, nuk e bëri për të luajtur letra, por për diçka tjetër. Unë e njoh djalin që kam”.

Ronaldo vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim, duke thënë se janë “lajme të rreme” dhe se ka një “ndërgjegje të pastër”. Tetorin e kaluar u shpreh: “I mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, që jam dhe besoj”.

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Ndërron jetë në Sanatorium një 37-vjeçar, dyshohet se ishte prekur nga AH1N1

Ndërron jetë në Sanatorium një 37-vjeçar, dyshohet se ishte prekur nga AH1N1

Foto mahnitëse/ Pelikanët e zëmëruar ‘luftojnë’ me liqenin e ngrirë në Greqi

Foto mahnitëse/ Pelikanët e zëmëruar ‘luftojnë’ me liqenin e ngrirë në Greqi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon kushtet në komisariate: Janë çnjerëzore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon kushtet në komisariate: Janë çnjerëzore







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com