Gazetari, krijuesi dhe botuesi i gazetës “ProtoThema”, Themos Anastasiadis, ka humbur betejën me kancerin, nga e cila vuajti prej një viti e gjysmë. Ai ka ndërruar jetë në ambjentet e spitalit, ku edhe trajtohej për sëmundjen e tij të rëndë.
Gazeta e njohur greke shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të njeriut, që e cilëson si tepër frymëzues. “Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punën kërkuese, miqësinë dhe solidaritetin e tij, duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media. Me largimin e tij, gazeta dhe gjithë stafi do te humbasë shumë, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur. Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do të vdesë”.