Tashmë është zyrtare! Skënder Gega ka rinovuar kontratën me klubin e Partizanit, të cilin do e drejtojë deri në vitin 2020.
Partizani ishte pa trajner, teksa Gegës i kishte skaduar kontrata, por duket se drejtuesit e ekipit ia kanë besuar sërish skuadrën po të njëjtit trajner, duke e bërë zyrtare rinovimin e kontratës pak përpara rifillimit të sezonit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Partizanit në një njoftim në Facebook, ku njoftoi arritjen e marrëveshjes me teknikun 55-vjeçar, i cili mori drejtimin e “demave” gjatë aventurës së tyre në Europë.
Në dy fazat e para, Gega arriti të mbajë Partizanin në krye të klasifikimit duke u shpallur dhe “Kampion Dimri”.