Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zbulohet çfarë duhet të bëjë Gjermania për Evropën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Zbulohet çfarë duhet të bëjë Gjermania për Evropën

Nga Cem Ozdemir “Politico.eu”/ Berlin – Janari shënon fillimin e ‘Schicksalsjahr’ të Evropës:viti i saj fatlum. Përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane që mbahen në muajin maj – dhe pas Brexit – partitë populiste dhe anti-evropiane, janë mbërthyer në një betejë të ashpër, me idetë e mbrojtësve politikë të Evropës.

Nuk është e tepruar të thuhet, se e ardhmja e projektit evropian është në rrezik. Për pro-evropianët në kontinent, beteja është një malore e vërtetë. Euroskeptikët po formojnë aleanca përtej kufijve – të ndihmuar nga figura të tilla si ish-menaxheri i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Stiv Benon – dhe po tërheqin vëmendjen me idenë e tyre të një BE-je të riformatuar sipas imazhit të tyre.

Ndërkohë, zërat demokratikë dhe ata liberalë po “mbyten”, për shkak të problemeve politike në vend. Në Gjermani, epoka e kancelares Angela Merkel po merr fund, dhe e djathta ekstreme po mbjell zemërimin, përçarje dhe urrejtje në diskursin tonë politik.

Në Francë, presidenti Emanuel Makron, që bëri fushatë si një “centrist radikal”, dhe mbrojtës i një Evrope të fortë, po përballet me një reagim të ngjashëm, në formën e protestave kaotike dhe të dhunshme të Jelekëve të Verdhë, që synojnë presidencën e tij. Kjo trazirë, është një simptomë e krizës së brendshme të Evropës.

Evropianët e kanë humbur besimin tek institucionet liberale demokratike, dhe tek aftësia e qeverive të tyre për të ofruar prosperitet ekonomik, dhe për të shmangur efektet destabilizuese të emigracionit, globalizimit dhe digjitalizimit.

Gjithnjë e më shumë, ata po i drejtohen forcave populiste që ofrojnë zgjidhje të thjeshta, por që nuk kanë zgjidhje reale. Berlini duhet ta kuptojë, se Evropa nuk mund të ecë përpara, pa një “motor” të fortë franko-gjerman. Kjo betejë idesh, është ajo që forcat demokratike pro-evropiane mund dhe duhet ta fitojnë.

Dhe kjo është një betejë, në të cilën Gjermania duhet të marrë një rol udhëheqës. Që nga koha e ish-kancelarit Helmut Kol – lidershipi i të cilit bashkoi Gjermaninë në fundin e Luftës së Ftohtë – vendi ka qenë një motor i integrimit evropian, i përkushtuar ndaj një vizioni të Evropës si një kontinent që mbron demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.

Gjermania është “pesha e rëndë” ekonomike e padiskutueshme e unionit, dhe ka ndikimin e duhur diplomatik për të trajtuar sfidat e forta, me të cilat po përballet BE nga jashtë kufijve të saj.

Këto përfshijnë një Rusi të dobësuar, por luftarake, që po tregon  muskujt e vet në Ukrainë, dhe që po shfrytëzon lëvizjet populiste; një Kinë neo-autoritariste që po synon të përçajë bllokun; një president të paparashikueshëm amerikan, i cili sheh fitimet e Evropës si një humbje për Amerikën, në një konkurrencë me rezultat zero për fuqinë globale.

Për të udhëhequr kontinentin përmes këtyre ujërave gjithnjë e më të trazuara, Gjermania do të duhet të riorientojë këtë vit politikën e saj të jashtme në disa aspekte konkrete. Së pari, Berlini duhet ta kuptojë që Evropa nuk mund të ecë përpara pa një motor të fortë franko-gjerman, dhe duhet të pranojë ftesat e përsëritura të Makron, për të ndërtuar së bashku një Evropë më të fortë. Ne duhet të punojmë me Parisin, për të forcuar sistemin financiar dhe buxhetin e eurozonës, për të rritur aftësitë e mbrojtjes dhe të inteligjencës, teksa Britania e Madhe po largohet nga BE, të zbrapsim qeveritë joliberale në Poloni dhe Hungari, dhe të zhvillojmë një politikë efektive evropiane të azilit.

Miratimi i kohëve të fundit nga qeveritë gjermane dhe franceze, i zgjerimit të Traktatit të Elizesë së pas Luftës së Dytë Botërore, për thellimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët tanë ekonomike dhe të sigurisë, është një hap i mirëpritur.

Së dyti, Gjermania duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për të zgjidhur problemin e emigracionit dhe krizën e refugjatëve, që ka destabilizuar Evropën. Kontinenti, ka nevojë për një zgjidhje në nivelin e BE-së, që do t’i japë në mënyrë efikase azil atyre që kanë të drejtë, dhe të kthejë mbrapsht ata nuk janë kthyer ende vetë në vendet e tyre të origjinës.

Është e qartë që shtetet e vijës së frontit si Spanja, Greqia dhe Italia, nuk mund ta përballojnë krizën të vetme. Mbingarkesa e aplikimeve, po i shndërron pikat hyrëse si ishulli grek i Lesbosit, në kampe të përhershme të refugjatëve. Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se ndryshimi i klimës, është një nxitës i fuqishëm i emigrimit.

Nëse të gjitha kombet nuk luajnë rolin e tyre në uljen e emetimeve të karbonit, më shumë njerëz do të detyrohen të largohen nga vendet e tyre për shkak të thatësirës së madhe, niveleve në rritje të detit dhe stuhive të fuqishme.

Së treti, Gjermania duhet të tërhiqet nga marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2” se bashku me Rusinë, një projekt që do të sillte gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik, dhe do të anashkalonte rrugët tradicionale përmes Ukrainës.

Marrëveshja dëmton pavarësinë energjetike të Gjermanisë, dhe e bën Evropën më të ndjeshme ndaj ndikimit rus. Ky është një gabim gjeopolitik, që dërgon sinjalin e gabuar në Moskë, në një kohë kur Putini është duke nxitur tensionet me Ukrainën, duke ndërhyrë në zgjedhjet demokratike, dhe duke nxitur kaosin në Siri.

Së katërti, Gjermania duhet të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse gjeopolitike, për t’iu përgjigjur ndikimit në rritje të Kinës në Evropë. Pekini po përpiqet të përçajë bllokun, duke ndërtuar levat e veta politike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Për Gjermaninë, është gjithnjë e më urgjent pasja e një qëndrimi të vendosur kundër investimeve kineze në kompanitë vendase, që do të rezultonin në transferime teknologjike në industritë jetike. Ne gjithashtu duhet të debatojmë seriozisht, nëse do të ishte e mençur të lejohej që rrjeti 5G i gjeneratës së ardhshme në Gjermani, të zhvillohet nga kompania kineze Huauei, çka mund të dëmtonte sovranitetin teknologjik të Gjermanisë.

Gjermania dhe anëtarët e tjerë të BE-së, duhet të flasin me Kinën me një zë, kur bëhet fjalë për Nismën e Brezit dhe të Rrugës, për të garantuar që kompanitë evropiane të mund të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. BE duhet gjithashtu të parashtrojë një ankesë të gjerë dhe multisektorale në Organizatën Botërore të Tregtisë, për të trajtuar praktikat tregtare të padrejta të Kinës, dhe të punojë për të reformuar OBT, dhe për të forcuar sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke reguar kësisoj ndaj sjelljes së keqe kineze.

Këto katër prioritete të politikës së jashtme, do t’i japin zërave pro-evropianë në Gjermani, një platformë solide strategjike që do të shkojë në zgjedhjet e majit, dhe do rezultojë në një kundërpeshë të fortë ndaj mesazheve të frikës nga grupimet populiste.

Nuk ka drejtim tjetër për Evropën, përveçse të ecurit përpara. Po, populistët dhe autoritarët po kërkojnë të na përçajnë. Po, Evropa është në rrezik. Por ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë rrezik, nëse e përballojmë atë me vendosmëri dhe kreativitet të barabartë. /Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Cem Ozdemir, është anëtar i Bundestagut gjerman për Partinë e Gjelbër, dhe një ish-anëtar i Parlamentit Europian.

TË LIDHURA

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Samiti i diasporës, publikohet agjenda
Aktualitet

Samiti i diasporës, publikohet agjenda

20:03 | 06/04/2026
Pamjet nga kamerat e sigurisë/ I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset
Aktualitet

Pamjet nga kamerat e sigurisë/ I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset

19:05 | 06/04/2026
Next Post
21 Janari/ Familjarët kërkojnë drejtësi: Nuk mjafton shpallja ‘Dëshmor’

21 Janari/ Familjarët kërkojnë drejtësi: Nuk mjafton shpallja ‘Dëshmor’

“Rama je qesharak”, fakultetet kundërshtojnë planin e kryeministrit për universitetet

“Rama je qesharak”, fakultetet kundërshtojnë planin e kryeministrit për universitetet

KLSH: Tarifat e universiteteve nuk bazohen në kushtet social ekonomike te vendit

KLSH: Tarifat e universiteteve nuk bazohen në kushtet social ekonomike te vendit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com